LAJMI I FUNDIT:

Ditë tjetër, rekord tjetër: Një Bitcoin tani vlen 15,500 dollarë

Ditë tjetër, rekord tjetër: Një Bitcoin tani vlen 15,500 dollarë

Siç duket Bitcoini është me të vërtetë i pandalshëm, sepse kriptovaluta më e diskutuar ka shënuar rekord të ri sot.

Çmimi i Bitcoinit sot ka kaluar shifrën prej 15,000 dollarëve, duke e bërë këtë kriptovalutën më të vlefshme të momentit, transmeton Telegrafi.

Nga janari i këtij viti, Bitcoin ka shënuar rritje mbi 500%.


– Me 2 janar të vitit 2017, Bitcoin kishte arritur vlerën 1,000 dollarë

– 138 ditë më vonë, ishte dyfishuar për nga vlera me një çmim prej 2000 dollarëve

– 85 ditë më vonë, ishte dyfishuar prapë me një çmim prej 4000 dollarëve

– 98 ditë më vonë, Bitcoin u dyfishua prapë dhe kapi vlerën prej 8000 dollarëve

Kjo rritje nuk u ndal thuajse asnjëherë, ndërsa tani, sipas të dhënave nga ‘CoinMarketCap’, vlera tregtare e kriptovalutës Bitcoin ka shkuar mbi 250 miliardë dollarë!

Javën e kaluar, valuta virtuale kishte kaluar shifrën 10,000 dhe 11,000 dollarëshe për herë të parë, ndërsa të dielën 11.700 dollarë.

Vlen të ceket se ekspertët botërorë janë ndarë në dy grupe sa i përket investimeve në Bitcoin, ku disa thonë se deri në vitin 2020 valuta digjitale do ta arrijë vlerën e 1 milion dollarëve, ndërsa tjerët thonë se Bitcoin është vetëm një flluskë e cila do të rritet vazhdimisht dhe në fund do të shpërthejë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori