LAJMI I FUNDIT:

Dita e Mësuesit gëzoi respekt të lartë nga Spitali Medicine

Dita e Mësuesit gëzoi respekt të lartë nga Spitali Medicine

Me rastin e Ditës së Mësuesit - 7 Marsit, Spitali Medicine i kërkoi Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që të bëjnë përzgjedhjen e mësimdhënësëve të një shkolle e cila do të përfitoj si dhuratë për këtë datë, në shenjë ndihmese, kontroll të zemrës pa pagesë ku përfshihen vizita nga mjeku, analizat e gjakut, EKG, echo dhe ergometria.

Përzgjedhja u bë nga SBASHK në Mitrovicë me kryetare znj. Vjollca Shala – për mësimdhënësit e shkollës fillore "Xhevat Jusufi".

Spitali Medicine, e përkrahu fuqishëm përzgjedhjen e kësaj shkolle duke qenë mjaftë mirë të ditura vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë kjo komunë.

Për t’ua lehtësuar edhe më tutje këtë vizitë këtyre mësimdhënësëve, Spitali Medicine, u shërbeu drekën dhe u siguroi transportin i cili i kishte sjellur ata nga Mitrovica dhe anasjelltas.


"Gëzohemi që dikush prej institucioneve tona u kujtua të na bëjë një dhuratë të tillë e cila është shumë domethënëse për ne duke marrë parasysh kushtet tona financiare dhe moshën tonë. Ndihemi si pjesë e rëndësishme e komunitetit pasi që jemi sakrifikuar gjithmonë për t’i sjellur breza të arsimuar, ndritur dhe të suksesshëm të ardhmes së Kosovës. Prandaj, falenderojmë dhe përshëndesim përzemërsisht iniciativën dhe ndihmën e Spitalit Medicine." – deklaroi mësimdhënësi nga shkolla fillore "Xhevat Jusufi".

"Mikpritja dhe sjellja e stafit të Spitalit Medicine ndaj nesh ishte e shkëlqyer. Ҫdo gjë u realizua me shpenzime të tyre. Ishte një trajtim i mirëfilltë dhe dua t’i falenderoj shumë për këtë mundësi." – u shpreh mësimdhënësja nga kjo shkollë.

"Duke e vlerësuar dhe çmuar kontributin e mësimdhënësëve për Kosovën, menduam që më e pakta që ne mund të bëjmë ishte t’ua dhurojmë këto kontrolla pa pagesë në shenjë respekti të Ditës së tyre. Jemi shumë të gëzuar që oferta është pritur shumë mirë nga ana e tyre." – theksoi Drejtori i Spitalit Medicine.

Spitali Medicine vazhdon t’u jap përkrahje qytetarëve të Kosovës me secilin rast që është e mundur dhe këtë patjetër se do t’a vazhdoj edhe në të ardhmen.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori