LAJMI I FUNDIT:

Dita e Holokaustit, historia 80-vjeçare ka personazhe të gjalla në Sarandë

Dita e Holokaustit, historia 80-vjeçare ka personazhe të gjalla në Sarandë

Në një monument të bashkëjetesës harmonike mes besimeve të ndryshme fetare gjen rrënjën e mbrojtjes dhe strehimit të familjeve me origjinë hebre nga banorë të Sarandës, Delvinës apo të fshatit Fterrë mbi Borsh, që është vetë një dëshmi e kësaj historie, të mbetur edhe në toponime e mbiemra me origjinë hebraike që ende ekzistojnë sot, si Varri i Çiftit, apo mbiemrat Kofina, Avreçi etj.

Historiani sarandjot Vladimir Kodhelaj sjell përjetimet që ruan nga kontaktet e tij me personazhe të cilat kanë përjetuar ose internimin, ose masakrën gjermane të Bregdetit.

Izraelitët e tjerë ndihmonin në luftën antifashiste nacionalçlirimtare me mjete të ndryshme, me para, me medikamente,” tregon z. Kodhelaj.


Nesimm Cohen nga Izraeli jeton tani në Amerikë, por e flet bukur shqipen.

Në një rrëfim, ai tregon historinë e familjes së tij, e cila u mor në mbrojtje nga një familje delvinjote.

Kur erdhën gjermanët në Dhivër, një nga ballistët tregon se shtëpia e Semos Cohen strehonte dhe ndihmonte partizanët. Ata menjëherë erdhën dhe i nxorën jashtë shtëpisë. Gjyshja në atë moment kujtoi që kishin një lloj dokumenti fals sikur Semos Cohen ishte progjerman,” thotë z. Cohen.

27 Janari është Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005.

Data u zgjodh pikërisht për të përkujtuar çlirimin e kampit të Aushvicit, më 27 janar 1945, plot 80 vite më parë./RTSh

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori