LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore Olimpike shënohet edhe në Kosovë

Dita Botërore Olimpike shënohet edhe në Kosovë

Me rastin e Ditës Botërore Olimpike, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka organizuar një varg aktivitetesh ku në mesin e tyre edhe vrapimin e fëmijëve të Pavarësisë në distancën 400 metra.

Fitues në këtë garë në konkurrencën për djem u shpall Lis Sokoli, ndërsa, në konkurrencën për vajza, Daulina Shala.

Aktivitet tjetër ishte edhe vrapimi me karroca ku fituese në konkurrencën e femrave doli Samire Xhokli, kurse në konkurrencën e meshkujve Ylber Selmani.

Sipas, Besim Hasanit, kryetar i Komitetit Olimpik në Kosovë, bashkëpunimi me Komitetin Ndërkombëtar Shqiptar është i shkëlqyer, madje siç pohoi ai qëllimi i këtij organizimi është gjithpërfshirja e njerëzve.


Ndërsa, Viron Berzhani, president i Komitetit Olimpik i Shqipërisë, tha se bashkëpunimi me palën kosovare do të vazhdojë.

Ai tha se pa bashkëpunim dhe pa mbledhjen e forcave nuk mund të ecin përpara, madje duke thënë se bashkëpunimi me palën kosovare është pozitiv për të ardhmen e vendit.

Ndryshe, Dita BotëroreOlimpike, mbahet me aktivitete të ndryshme që 66 vjet, ndërsa në vendin tonë gjatë ditës do të zhvillohen edhe një mori aktivitetesh tjera. /KP/Telegrafi/