LAJMI I FUNDIT:

Distria fiton medaljen e artë në Kupën evropiane

Distria fiton medaljen e artë në Kupën evropiane

Xhudistja pejane fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogram në Kupën evropiane për junior që u mbajt në Leibnitz të Austrisë.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kupën evropiane të juniorëve në Leibnitz të Austrisë, duke dalë e para në kategorinë deri 52 kilogram.

Xhudistja pejane në xhiron e parë mposhti austriaken, Lisa Stelzer, në të dytën ishte më e mirë se rusja, Tatjana Ajakina.

Evelien Cappaert nga Belgjika ishte kundërshtarja e radhës që e mposhti Distria, deri sa në gjysmëfinale mposhti brazilianen, Jessica Pereira.


Në finalen e madhe, vajza pejane mposhti përfaqësuesen nga Sllovenia, Andreja Leski për të arritur suksesin e madh. /Sporti1/Telegrafi/