LAJMI I FUNDIT:

Diskurse mbi disa fenomene aktuale sociale

1. Tranzicioni – Koncepti apo mirë me thënë fjala më e përfolur gjatë këtyre dy dekadave të fundit në gjitha vendet e Evropës Juglindore, prej rënies së murit të Berlinit e këndej, padyshim që është fjala “tranzicion”.

Kjo termë apo ky koncept, zakonisht në medie e sidomos në shkencat shoqërore zakonisht përdoret si termë që ilustron në fakt ndryshimet që janë zhvilluar apo të paktën akoma janë duke u zhvilluar në sferën ekonomike (kalimi nga ekonomia e planifikuar në ekonomi te tregut të lirë), politike (zëvendësimi i njëmendësisë me pluralizëm politikë), sociale (zëvendësimin e egalitarizmit me pabarazi), autoritare (demokratike e liberale), etj.

Duke kuptuar kështu këto ndryshime rrënjësore në këto vende dhe shtete, në pamje të parë hetohet se kjo fazë emancipuese ka sjellë me vete edhe ndryshimet e para në disa nga këto sfera të lartcekura.


Në anën tjetër, padyshim që ekziston edhe një kuptim, apo një anë tjetër e procesit apo siç i quajnë “etheve të tranzicionit” që kanë të bëjnë më shumë me aspektet apo sferën përcjellëse të krizës kulturore që identifikohet si: sjellje devijante, fragmentarizëm, korrupsion, krim i organizuar, nacionalizëm të vonuar etnik, retrotradicionalizëm dhe forma dhe përmbajtje tjera identifikuese shoqërore.

Kur është fjala për pjesën ku ne gravitojmë edhe si vend edhe si shtet e formuar së voni, duhet cekur që ana e dytë e medaljes së këtij procesi duket që është shumë më’ e theksuar se sa ajo e para. Këtë na e dëshmojnë shumë analiza, raporte, dhe eksplorime dubioze analitike e shkencore të sponzoruesve të këtij dizajnimi të kësaj pjese të Evropës. Kur jemi te këto procese apo trende negative të cilat e ngadalësojnë gjithë procesin e “etheve..” do theksuar se fenomenet e tilla negative që identifikohen si kërcënim serioz jo vetëm për procesin në fjalë por edhe për ngrehinën e demokracisë, shënojnë në një mënyrë simptomat e para të një krize shoqërore, apo të një pamjaftueshmërie të qartë për të ecur më tej në demokracitë e instaluara tashmë në gjithë rajonin.

Për të kuptuar, esencën e këtij procesi që për neve në Kosovë është kusht për të shkuar më tutje në instalimin e mekanizmave tjerë konsolidues të institucionit të shtetit, padyshim që duhet në mënyrë kritike t’i rikthehemi edhe një herë këtij termi apo koncepti. Në fakt, ne duhet të shikojmë edhe një herë se: çka nënkuptojmë, apo çka kemi lënë mangët gjatë këtij rrugëtimi dymbëdhjetëvjeçar? Çka bënë të tjerët përreth neve që ne nuk e bëmë? Kah po na qojnë reformat ekonomike dhe ato pronësore, sociale, politike, shtetërore, e gjithsesi edhe ato kulturore? Cilat janë hapësirat e pa pushtuara të cilat procesin e tranzicionit e bëjnë të kuptohet si proces i cili është vetëm një urë kaluese e gjithë këtij transformimi shoqërorë në jetën tonë të përditshme sociale, politike, ekonomike, e kulturore? Pra, si e menaxhuam gjatë gjithë këtyre viteve, procesin e transformimit? Kush ishin përgjegjësit, për ngecjen e apostrofuar dhe identifikuar nga vetë ne dhe të tjerët? Cili ishte roli i individit, partive politike, institucioneve të shteti, sponsoruesëve, miqve, armiqve, etj. Në gjithë këtë projekt të përbashkët?

2. Liberalizmi – Termi me i përfolur dhe me përdorur ne vendet e tranzicionit në dy dekadat e fundit, si në diskurse socio-politike ashtu edhe në ato akademike, e sidomos ato ekonomike dhe sosh kulturore, padyshim është ai i liberalizmit, pra konceptit i cili fill pas rënies se murit të Berlinit, me ndihmën e mediave globale imponoi sundimin e vetë të tregut të lirë në secilin cep të botes, e në veçanti në vendet postkomuniste.

Duke ridizajnuar arkitekturën shoqëroro-politike dhe sidomos atë ekonomike të këtyre vendeve në emër të lirisë së pakontrolluar, ky koncept arriti të fascinoi dhe përvetësoi si fshatarin, ashtu edhe punëtorin, si politikanin ashtu edhe shkencëtarin,etj. me logjikën (ende të pamësuar e gjithsesi edhe të papregaditur) të konsumit!. Liberalizmi, në fakt qeverisjen me ndërmarrjet e zëvendësoi me sundimin mbi ndërmarrjet. Punëtorët e deridjeshëm u shndërruan në burime të zëvendësuara të punës, pastaj përveç që e kufizoi ndikimin e shtetit në procesin e prodhimit dhe të këmbimit, ai në fakt e pamundësoi ekzistimin e sindikatave të punëtorëve si avokate të drejtave, e sidomos bashkëpunimin midis shteteve, sidomos në ato sfera apo çështje që kishin rëndësi dhe peshë lokale, rajonale e sidomos sosh globale.

Liberalët, sot pa mëdyshje që mundohen t’i bindin jo vetëm shtetet, por edhe shtetasit e tyre, për nevojën e histerisë se tregut të lirë dhe pakufi! Meqë shumica e shteteve që janë apo i kanë kaluar ethet e tranzicionit, në vitet nëntëdhjeta të shekullit te kaluar ishin futur deri ne fyt në borxhe, u detyruan ta pranojnë diktatin e këtyre kompanive te mëdha e të harlisura transnacionale që të marrin në forme “infuzioni” për ekonomitë e tyre ndihma shtesë me kushte të një lloj “ristrukturimi”, apo proceseve reformuese që u kurorëzuan me privatizim të tejskajshëm, liberalizim të pakufizuar, derregullim (në fakt korrupsion të kulluar!) dhe krim të organizuar të shoqërorizuar edhe me sjellje të shumta devijante, pasojat e të cilave edhe ne në Kosovë domosdoshmërish jemi duke i ndier, por që akoma nuk jemi të vetëdijshëm për përmasat dhe dimensionet që ato shkaktuan në gjithë këto vite.

I gjithë ky inxhiniering i shtyrë nga pretekstet e lirisë së tregut, shprehjes, komunikimit, etj prodhoi edhe elita politike të papregaditura nëpër këto vende të cilësuara si eldorado i llojit të vetë (!) të cilat duke mos qenë në hap me trendet globale si edhe përgatitjet profesionale për të udhëhequr shtetin, ranë në grackën e shantazheve dhe kushtëzimeve prej më të ndryshme dhe shitën pothuajse të gjitha pasurit nacionale të vendeve të tyre!

3. Ankorimi social – Në Kosovën e pasluftës është evident fakti i një lloj ankorimi shoqëror (social anchoring) i vlerave të reja, ku qytetari ynë është i prirë të shprehë ngandonjëherë interesimin e tij të pakontrolluar dhe të pa justifikuar, për tu identifikuar sa më shumë dhe sa më me afsh me disa nga sjelljet devijante që edhe nga sistemi vlerorë prej vijnë denoncohen dhe artikulohen si të tilla.

Eksplorimet sociale shkencore në botën perëndimore kanë dëshmuar se identifikimi i shpejtuar dhe pa kurrfarë angazhimi seleksionues nga ana e institucioneve shtetërore, mund të sjell pasoja kronike zhvillimore, siç janë: ngecja në bisht të zhvillimeve ekonomike e sociale. Ngaqë, ankorimi i bie fjala i dukurisë së korrupsionit e sidomos krimit të organizuar (dy nga sëmundjet kryesore sot për sot të vendeve në tranzicion) në kuadër të sistemit assesi s’mund të thuhet se sjellë edhe emancipim dhe progres të gjithmbarshëm social!

Me fjale tjera ky lloj “imitimi” i verbët i tjetrit, pa ndonjë ofertë ta quajmë kështu ofertë autoktone konkurruese bënë që pasojat të ndihen si tek modeli që imiton vlerat e tilla ashtu edhe modeli që prodhon këto vlera. E themi kështu për disa shkaqe te pakontestuara nga perspektiva e sotme: Një, për shkak se imitimi i tillë çfarë p.sh pretendohet të ushtrohet në shoqëritë e tranzicionit gjithnjë me vete do të bartë edhe pasojat: të mosqenit vetë vetja, dhe dy, imitimi gjithnjë është një kopje e zbehtë që në shoqëritë e pa përgatitura sjellë përveç reperkusioneve sociale edhe asosh kulturore. dëmshme, si për shkak te pamundësisë për ti luftuar ato me mekanizma shoqërorë e shtetërorë para se gjithash, ashtu edhe për shkak te ndeshjes apo kacafytjes.

4. Patologjia sociale – Një fenomen tjetër i ankoruar në sistemin tonë verorë, padyshim ka të bëjë edhe me kontestimin e sistemit vlerorë identifikues apo thënë më ndryshe sistemit që dikush e shuan edhe si tradicional e dikush edhe konservativ, është padyshim edhe ai i shquar si patologji sociale (social pathology). Nëse i adresohemi etimologjisë së fjalës me këtë termë padyshim që nënkuptojmë dukuria apo fenomenet që prodhohen si pasojë e sjelljeve jashtë normës apo standardit ekzistues të një shoqërie që për pasojë gjithnjë ka destruktivitetin social: p.sh. përdorimi i drogës, alkoolizmit, prostitucioni, delikuenca e të rinjve, etj.

Durkheimi, një sociolog i shquar që është marrë më së shumti me këto fenomene devijante, p.sh. të gjeturat mbi vetëvrasjen më shumë i bazon në dallimet enorme midis kushteve normale (norma e ushtruar tradicionalisht) dhe atyre jonormale shoqërore (norma e re) sesa në devijimet individuale.

5. Rebelimi social (social rebellion) – Padyshim që sintagma e rebelimit sociale konsiston në një lloj gjendjeje apo statusi të ankoruar në sistemin vlerorë të një shoqërie me një synim të vetëm, atë të ruajtjes së status quos, e cila mund të jetë edhe pasojë e imponimit të elitave politike, atyre kulturore, por edhe si pasojë e lakmisë së madhe për ta ruajtur mirëqenien e një grupi apo elite për qëllime ekzistenciale. Ideja e shkurorëzimit, apo “ikjes” nga kjo formë e vjetruar, pra duke mos qenë në gjendje të ruajë koherencën e kohës dhe zhvillimeve që vazhdimisht i kontestojnë këto vlera si mënyrë e sjelljes dhe komunikimit të shoqërive sidomos të tranzicionit, bënë që shkalla e mobilitetit për ta kontestuar rritjen deri në masën kritike të ashpërsohet.

Në Kosovë mund të themi se deri në fund vitet e shekullit të kaluar, si lëvizje e tillë identifikuese ishte: Lëvizja Studentore, e viteve 90-ta, pastaj lëvizja joviolente që më vonë do shquhet si pronare LDK-ja e sotme. Kurse në Evropë si pasojë e këtij rebelimi social kemi: rebelimi në Tien an Men (Kinë), lëvizja e hipikëve, ajo e viteve -90-ta në Shqipëri, lëvizja në Çekosllovaki, Gjeorgji, sot lëvizja OccupyWallStreet, etj.

6. Kontrolli shoqëror (social control) – Në anën tjetër, kemi gjithashtu edhe një fenomen tjetër që zhvillohej krahas këtyre fenomeneve të lartcekura që shquhet si kontroll social. Që në fakt, do të duhej nënkuptuar përpjekjet e sistemit (lexo shtetit!) për ta menaxhuar e sidomos kontrolluar procesin e funksionimit sa më harmonik të raporteve shoqërore ekzistuese sociale, duke i neutralizuar të gjithë agjentët që prodhojnë pakënaqësi sociale, duke filluar që nga organizatat sindikale, grupet e interesit, iniciativat qytetare, shoqërinë civile, etj.

Por, në anën tjetër mund të themi që mekanizmi i kontrollit social, në kushtet dhe rrethanat tona kosovare do të duhej të asoconte të paktën në një lloj kundërveprimi ndaj sjelljeve deviante me qëllim të ruajtjes së stabilitetit social, apo në një lloj trysnie e vetëdijshme për t’u ushtruar kohezioni i normave dhe standardeve optimale sociale të shoqërisë e cila është e kapluar nga rritja permanente e papunësisë dhe varfërisë së skajshme!

Sikur shteti i Kosovës me mekanizmat e tij të ushtronte punën e rregullatorit, me siguri nuk do ekzistonin kaq dallimet të mëdha sociale. Dallime këto që i prodhoji, pikërisht ind Njëkohësisht, kontrollin social mund ta ushtrojnë edhe grupet e caktuara, apo individë të autoritetshëm në shoqëri. Është interesant se në grupin e parë të kontrollit social, autoriteti i shtetit përdorë si “karotën” ashtu edhe logjikën e “shkopit”, gjersa kontrolli social i grupit së bashku me autoritetin e (pakontestuar!) të individit, si mekanizma ndëshkues përdor më tepër normat dhe sanksionet e natyrës morale, siç janë: turpërimi publik, bojkotimi, lëçitja, kontestimi i ideve dhe normave tjera asociale.

Pra, po shihet se dukurie e kontrollit social, nëse e s’postojmë në rrafshin e shoqërisë sonë është akoma prezentë si me formën e vetë si përpjekje për të menaxhuar zhvillimet dhe proceset aktuale politike, ekonomike e me pak kulturore, ashtu edhe me përmbajtjen e vetë për të ndëshkuar shkelësit eventual të këtyre normave sociale.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori