LAJMI I FUNDIT:

Diskriminimi juridik ndërkombëtar i shqiptarëve në vendet e BE-së

Zotëri Xhavit Dalloshi ka plotësisht të drejtë në shkrimin e vet: “Skandaloze: Gjermanët i trajtojnë kosovarët shtetas të Serbisë”! Gjendja është mu ashtu si e përshkruan z. Xhavit Dalloshi. Unë do të përshkruaj në pika të shkurta e konkrete bazën juridike të marrëdhënieve të reja dhe gjendjen faktike e cila flet mbi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve! Është çështje tjetër se si i kuptojnë apo fare nuk i kuptojnë këto shkelje nga disa individë si dhe nga disa “burrështetas” në Prishtinë!

Dihet se me 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë ka shpallur vendimin e vet, sipas të cilit, deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë kanë marrë pjesë 15 gjyqtarë, nga të cilët 9 vijnë nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë edhe vet kryesuesin, japonezin Hisashi Owada. Dhjetë gjyqtarë të GJND-së kanë vlerësuar se deklarata mbi pavarësinë e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Owada ka pohuar se kjo gjykatë ka kompetencën juridike të shpallë mendimin këshillëdhënës, në bazë të kërkesës me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për atë se a është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Faktikisht pas shpalljes së këtij Vendimi nga ana e GJND, as një shtet – anëtari i OKB as vet OKB nuk kanë bazë juridike për ta mohuar njohjen e vetëvendosjes dhe të pavarësisë shtetërore të Republikës të Kosovës në barazi të plotë me tëra shtete tjera anëtare të OKB-së.

Dihet publikisht dhe botërisht se RF e Gjermanisë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës menjëherë pas shpalljes së saj! Me këtë akt juridik RF e Gjermanisë e ka pranuar pushimin e tëra lidhjeve juridike të Kosovës me shtetin e Serbisë dhe e ka pranuar subjektivitetin juridik të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, si identitet i veçanet juridik ndërkombëtar. Me këtë akët RF e Gjermanisë ka tjera të drejta dhe detyrime ndaj Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, gjë që vlen në mënyrë reciproke edhe për vet Republikën e Kosovës si shtet dhe të qytetarëve të saj në marrëdhënie me RF e Gjermanisë.


Por edhe pse publikisht dhe botërisht RF e Gjermanisë e ka njohur Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, me të cilin deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sikur që edhe pse publikisht dhe botërisht RF e Gjermanisë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës nga Serbia, praktikisht shqiptarët nga Republika e Kosovës tani de fakto e de jure:

– më nuk trajtohen si shqiptarë;
– por trajtohen në mënyrë të kundërligjshme si “kosovarë” ;
– me shtetësi të dyfishtë:

a) si shtetas të Republikës së Kosovës dhe
b) si shtetas të Serbisë.

Ky status i dyfishtë që shqiptarëve ua mohon identitetin nacional shqiptar dhe ua vesh identitetin shtetëror të Kosovës dhe të Serbisë, vërehet kudo në administratë, nga Komunat e deri te Bankat Gjermane.

Me rastin e kërkimit të shtetësisë gjermane në disa republika kërkohet shlyerja nga shtetësia e Republikës së Kosovës dhe nga Serbia, ndërsa në disa republika gjermane kërkohet vetëm shlyerja nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Kjo juridikisht do të thotë se në Gjermani pranohet shtetësia e dyfishtë me shtetësi serbe por nuk pranohet dyshtetësia me shtetësi të Kosovës apo të Shqipërisë! Se pse bëhet ky diskriminim, këtë duhet te shpjegojnë autoritetet gjermane!

Në disa Lande imponohet vazhdimi i shtetësisë të Serbisë edhe për ata shqiptarë të Kosovës që kanë lindur në Gjermani dhe që kurrë nuk kanë qenë as në vizitë dhe as të regjistruara ndonjëherë në Serbi. Administrata vendore gjermane (aty këtu) jep shpjegime të pa kuptimta për shqiptarët (sidomos për ata që kanë lindur dhe janë rritur në Gjermani), se si ata e kanë trashëguar shtetësinë serbe nga prindërit dhe se edhe nëse nuk janë të regjistruar në Serbi, ata duhet të regjistrohen e pastaj të shuajnë shtetësinë e Serbisë. Ky diskriminim ndaj fëmijëve shqiptarë të lindur në vendet e Evropës, duhet të pushojë menjëherë!

Kjo është e habitshme kur dihet se Kosova në të kaluarën ka qene e okupuar edhe nga Turqia, Austrohungaria, ish Gjermania naziste dhe nga ish Italia fashiste! Sipas kësaj logjike shqiptarët duhet të kenë trashëguar nga paraardhësit e tyre edhe shtetësinë e Turqisë, të Austrohungarisë dhe shtetësinë e Gjermanisë së Hitlerit dhe të Italisë të Musolinit. Pra, na u dashka që të heqim dorë edhe nga shtetësia e të gjithë ish okupatorëve që vijnë e dalin nëpër Ballkan nëpër shekuj! Kjo nuk ka kurrfarë logjike e as bazë juridike, prandaj duhet flakur me indinjatë çfarëdo lidhje juridike me Serbinë si shtet armik që ka ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve për 133 vitet e kaluara.

Kjo dyfytyrësi juridike duhet të pushojë menjëherë!

Shqiptarëve duhet t’u lejohet dyshtetësia, sidomos me shtetin amë Republikën e Shqipërisë dhe me shtetin ku ata jetojnë aktualisht, pavarësisht se a jetojnë në Kosovë apo në Gjermani, Angli e gjetiu. Për vet faktin se ata shtetësinë edhe mund ta ndryshojnë, por nacionalitetin nuk mund ta ndryshojnë kurrë.

Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet të merren intensivisht me ruajtjen juridike të identitetit nacional të shtetasve të vet edhe kur ata jetojnë në vende tjera, sepse është interesi madhor nacional që kërkon ruajtjen e substancës nacionale. Andaj duhet mbështetur iniciativa patriotike e “Aleancës Kuq e Zi” për NJË PASAPORTË NDERKOMBËTARE për të gjithë shqiptarët kudo që ata janë nëpër botë, dhe që nga shtetet tjera ku shqiptarët jetojnë, të kërkohet pranimi i dyshtetësisë pranë shtetësisë shqiptare! Ndërsa Sali Berishën duhet thirrur në përgjegjësi juridike dhe politike, sepse me deklaratën e 24 korrikut 2011 ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke u prononcuar barbarisht kundër bashkimit kombëtar, të paraparë me po këtë Kushtetutë mbi të cilën ai shkeli si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Unë personalisht kam hequr dorë nga kërkesa për shtetësi të huaj në vendin ku jetoj, pasi që nga unë është kërkuar të plotësoj kushtin dhe të heq dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Nga identiteti im nacional dhe nga nënshtetësia e atdheut tim nuk heq dorë kurrë dhe për kurrfarë kushti!

Në trend

Më shumë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat

“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit

Magazina
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
Kalo në kategori