Nuk ka dyshim se dini shumëçka për të famshmen Kim Kardashian, mirëpo ka disa gjëra për të cilat nuk flitet shpesh në media.
Ajo ka shkuar në një shkollë katolike vetëm me vajza, ku ka diplomuar në vitin 1998.
Ka drejtuar një biznes për projektimin e dollapëve të të famshmëve. Klientja e saj e parë ka qenë Brandy, nga e cila është njoftuar me Ray J, me të cilin më vonë xhiroi videon seksuale.
Një pjesë të suksesit ia ka borxh Paris Hiltonit. Po të mos ishte pasanikja e famshme, Kim do të ishte e panjohur. Ato ishin shoqe shumë të mira dhe trashëgimtarja e hoteleve e merrte Kimin me vete në ndejat e të famshmëve.
Ajo cakton orar për kohën e saj në plazh. 35-vjeçarja del në plazh me bikini vetëm kur është moti i mirë dhe kur ka dritë të mjaftueshme që ajo të duket mirë kur fotografohet nga paparacit.
Ditëlindjen e saj të 14-të e ka festuar në rançin e famshëm Neverland të Michael Jackson. Në një intervistë për People, bukuroshja ka thënë se ka qenë momenti më magjik në jetën e saj.
Babai i saj ka qenë kundër lidhjeve me meshkuj me ngjyrë. Nga mosha 14 deri në atë 16 vjeçare, Kim ka qenë në lidhje me nipin e Michael Jacksonit, Tito Joe Jackson. Asokohe, babai i saj Robert Kardashian (tash i ndjerë), i kishte thënë se do të kritikohej nëse qëndronte në lidhje ndër-racore. Por, asaj duket se nuk i kanë interesuar komentet e tilla.
E konsideron veten si ‘shtëpiake’. “Jam person që qëndron në shtëpi, prandaj kam qëndruar shumë brenda kohëve të fundit. Nuk ka asgjë më të mirë se të qëndrosh në shtëpi gjatë gjithë ditës”, ka thënë Kim për Us Weekly.
Thotë se babai i vdekur e viziton në ëndrra. Babai i saj, Robert Kardashian, ka vdekur në vitin 2003 si pasojë e kancerit ezofageal. Ajo thotë se së fundmi ka ëndërruar për të.
Rrobat ia zgjedh Kanye. Kur ajo u lidh me Kanye West, këngëtari mori kontrollin mbi veshjen e saj. Ai ia ka hedhur të gjitha rrobat që nuk i kanë pëlqyer.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

"Sulmohet" nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

Si u ndje kur pa puthjen e Eglit dhe Gjestit? Xheneta përgjigjet pa doreza

Futbollisti Mërgim Berisha dhe bashkëshortja Edona në pritje të fëmijës së tyre të parë

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja