Rëndësia e rolit që ka diplomacia ekonomike në promovimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë është i paevituar dhe i domosdoshëm. Joshja nga prosperiteti është aq e fortë përmes diplomacisë ekonomike, sa që lirisht mund të themi se ekonomia dhe diplomacia ekonomike nuk mund të funksionojnë pa njëra tjetrën. Diplomacia ekonomike nuk është zhvillim i ekonomisë. Te dyja përkrahin njëra tjetrën. Diplomacia ekonomike, në definicionin më të thjeshtë është promovim i rezultateve të zhvillimit ekonomik në botën e investitorëve dhe konsumatorëve.
Përkundër pengesave të shumta për zhvillimin e diplomacisë ekonomike për Kosovën vendi është në pozitë të mirë për të vazhduar në përmirësimin e saj. Kjo strategji pikërisht për këtë çështje ka për qëllim të heq këto pengesa. Diplomacia ekonomike e Kosovës mund të promovohet përmes disa mjeteve siç janë forcimi i marrëdhënieve me odat lokale ekonomike, forcimi i marrëdhënieve bilaterale tregtare, fushatat të cilat janë mjaftë profitabile, rritja e vetëbesimit dhe sigurisë tek investitorët e huaj për potencialin e biznesit në Kosovë, kooperimi mes ministrive i shoqëruar me komunikim, kapacitetet diplomatike, teknike, teknologjike apo administrative në përmirësimin dhe zhvillimin e diplomacisë duke përfshirë këtu imazhin dhe tërheqjen e investitorëve të huaj përmes bashkëpunimit.
Aktualisht zhvillimi ekonomik në Kosovë është fokusuar kryesisht në zhvillimin ekonomik të brendshëm. Diplomacia ekonomike e Kosovës po zhvillohet edhe në bazë të shumë përfitimeve që ka. Disa nga përfitimet për investitorët potencial të huaj dhe vendorë janë: taksa të ulëta, resurse të pasura dhe ambient përkrahës të biznesit.
Tani që janë formuar departamente për diplomacinë ekonomike edhe në disa institucione të Republikës së Kosovës është një shans shumë i mirë për Kosovën që të lidh bashkëpunimet dhe bashkëveprimet me vendet e tjera për zhvillim ekonomik me aktivitetet e saj, në mënyrë që të nxitë diplomaci ekonomike të zhvilluar në mënyrë të mirëfilltë me një prezantim të shtetit në mënyrë sa më të denjë në arenën ndërkombëtare.
Një fillim i logjikshëm për këtë vlerësim është ekzaminimi i kushteve ekonomike, sociale dhe politike në vend, të percjellura nga evoluimi i potencialit të Kosovës për tregun ndërkombëtar. Zhvillimi i diplomacisë ekonomike ka rëndësi për ekonominë kosovare pasi që do të kishte ndryshime të mëdha në aspektet më esenciale të shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve të saj. Ndryshime të mëdha do të kishte duke filluar nga niveli arsimor, ulja e papunësisë, hapja e mundësive të reja, vetë-qëndrueshmëria financiare, zhvillimi i infrastrukturës, eventualisht prosperiteti, dhe përcaktimi i klimës së investimeve në Kosovë.
Dhe e fundit e që është më e rëndësishmja, aksioni në këtë pikë mund të parandalojë apo evitojë keqësimin dhe varësinë e Kosovës në ndihmën ndërkombëtare në term të gjatë.
Ekzistojnë shumë fakte nga të cilat Kosova mund të promovojë ekonominë e saj përmes diplomacisë ekonomike të projektuar mirë për këto arsye: Kosova mund të zhvillojë eksportin e mallrave në tregun ndërkombëtar, kushtet infrastrukturore sigurojnë platformë për investime të jashtme, kostot e punës janë shumë konkurruese dhe janë atraktive për bizneset e huaja, vendi ka potencial të bëhet qendër e transportit rajonal,stimujt ekonomik janë duke dalur dhe mund të forcohen, diaspora e madhe mund të tërhiqet nga strategjia e investimeve të jashtme, mosha e re e popullsisë ka kapacitet shumë-gjuhësor, dhe Kosova ka një pozitë të mirë për tregti dhe bashkëpunim rajonal.
(Autorja është studente e diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe njëkohësisht studente ne Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe diplomaci në vitin e tretë në Universitetin Iliria).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës