Dinçer, vasalët e tij dhe historia jonë
Ministri i Arsimit i Republikës së Kosovës, Ramë Buja, nuk duhet të fshihet prapa kolltukut, por të dalë para opinionit dhe të sqarojë mirë çfarë kërkoi homologu i tij turk. Ministri Ramë Buja nuk mund ta minimizojë kërkesën e Turqisë përmes deklaratave të këshilltarëve të tij. Ministri dhe këshilltarët e tij edhe mund të bëhen vasalë të “sulltanit” Omer Dinçer, por nuk do të munden ta ndryshojë historinë e shqiptarëve nëpër shekuj. Sepse sulltanët, prej te i nipi i Ertogrullit, nuk do të mund të quhen ndryshe nga shqiptarët veçse pushtues, madje edhe kriminelë, të cilët në mungesë të një gjykate ndërkombëtare asokohe, jetuan pa u dënuar nga drejtësia për gjenocidin që bënë kundër njerëzimit, dhe sidomos kundër shqiptarëve. Kjo është histori e djeshme dhe e sotme, e faktuar më së miri nga rilindësit tanë, shumica myslimanë, por në radhë të parë shqiptarë.
Ministri ynë, Ramë Buja, për të gëzuar respektin e qytetarëve të Kosovës, edhe të atyre që nuk e votuan, duhet të dalë publikisht dhe të sqarojë se çfarë e shtyri të belbëzojë ditën kur ministri turk, Dinçer, i kërkoi atij të merr hapa për ndryshimin e historisë shqiptare gjatë pushtimit nga Perandoria Osmane. Buja, si një prej ministrave më me respekt të këtij kabineti qeveritar, duhet të tregojë se i kujt është interesi (ndoshta edhe material) në Kosovë që faktet tona historike të ndryshohen. Sepse, Zoti Ministër, nuk është në pyetje një hartë e edituar gabimisht në një libër historie. Për diçka të këtillë nuk do të kishte nevojë t’ju thuhej publikisht. Se çfarë kërkojnë turqit, pak a shumë e dimë, pasi këtë e kanë bërë me dije tashmë disa pseudo-historianë e injorantë (që në popull njihen si sahanlëpirës) me interpretimet e tyre për rolin “antishqiptar” të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut; për konvertimin me “qejf” në fenë islame, për “emancipimin” e shqiptarëve falë “ardhjes” së Perandorisë Osmane në Ballkan, etj.
Perandoria Osmane ishte perandori pushtuese, plaçkitëse, përdhunuese, vrastare… Kjo nuk ndodhi kalimthi, por për pesë shekuj me radhë. Dhe nëse janë këto “terme fyese” për turqit, atëherë me keqardhje, por nuk do të mund t’i shlyej askush nga librat e historisë së shqiptarëve, dhe as ai komision anonim. Ndryshe nuk kam lexuar askund në histori ta kemi sharë me nënë Perandorinë Osmane. Sulltanët i kemi etiketuar me “terme fyese” nëpër këngë, por jo në libra të historisë sonë. Andaj mos e humbni kohën për të ndryshuar historinë. Sepse vetëm ata “sheherlitë” e Kosovës, një përqindëshi i tyre, që i thonë vetes turq (në fakt baballarët e tyre ishin shërbëtorë të turqve asokohe), mund të ëndërrojnë se do të vije dita kur do ta zhvendosin edhe Skënderbeun nga Prishtina, Tirana e Shkupi. Por duke e njohur mirë shpirtin e shqiptarëve, nuk do të përlyhen edhe ato pak figura historike që ata (shqiptarët) ia arritën t’i ruajnë ndër shekuj.
Turqia, nëse ndihet krenare me Perandorinë Osmane, atëherë të paktën që ka mundur të bëjë deri më sot, ka qenë kërkimfalja për krimet që kanë bërë sulltanët ndaj shqiptarëve. Pushtimi, plaçkitja dhe eksodet, nisën ndryshimin e fesë tek shqiptarët. Nuk ishte prej qejfit. Haraçi në gjak nuk ishte një shpikje e shqiptarëve, por një realitet i hidhur i tyre. Prandaj për të mbijetuar këtë lloj rendi e ligji të vendosur nga Perandoria Osmane (jo të rendit dhe ligjit demokratik që tha ministri turk), shqiptarët vazhduan të konvertohen në fenë islame. Dhe sot, shumica e shqiptarëve janë myslimanë. Dhe pavarësisht të kaluarës, nuk ndjejnë keqardhje që shumica i takojnë besimit islam. Të tillë ç’fare janë duan edhe të mbesin, sepse në fund të fundit tashmë është demode të ndërrohet feja në shekullin XXI. Duan të mbesim myslimanë ç’fare ishin gjatë këtyre 100 viteve post-otomane. Tradicional a të moderuar, s’ka rëndësi si kush i sheh. Shqiptarët janë para së gjithash shqiptarë dhe nuk duan as konflikte ndërfetare dhe as nevojë për të pasur grusht-shtete ushtarake.
Sot Franca dhe Gjermania janë aleatë të mirë, ndër më të mirët në Evropë, por gjermanët nuk mund t’ju kërkojnë francezëve që të shlyejnë nga historia e tyre krimet e bëra prej regjimit nazist. Atëherë, pse duhet Turqia të kërkojë diçka të tillë nga ne, apo pse jemi komb i “vogël”!? Ne Turqisë i jemi mirënjohëse për kontributin e saj të çmuar në pavarësimin e Kosovës, por kjo nuk e shlyen, shembull, as përgjysmë marrëveshjen antishqiptare me Greqinë për shprazjen e Çamërisë nga shqiptarët, e lerë më për t’i shpaguar të bëmat pesëshekullore të Perandorisë Osmane. Këto janë fakte që nuk shlyhen, sepse nuk po flasim për parahistorinë dhe as për luftërat iliro-romake, por për një periudhë kohore, e cila megjithëse e gjatë, përfundoi para 100 vitesh. Andaj skandali që bëri një ministër turk gjatë qëndrimit në Kosovë, mbase nuk do të përsëritet. Sepse Turqinë, pavarësisht të kaluarës sonë të vuajtur, vërtetë duam ta kemi aleate. Madje duam ta kemi aleate të mirë. Por gjithsesi nëse nuk i fut hundët aty ku nuk duhet. Nëse nuk përpiqet të na i përdhosë për së dyti eshtrat e Skënderbeut dhe të parëve tanë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-4-780x439.png)
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti