Një vajzë nga Koreja e Veriut, babai i të cilës ishte një kolonel nën despotin e Kim Jong-un, ka rrëfyer pasqyrën e tmerrshme brenda rrethit të tij të ngushtë.
Hee Yeon Lim 26-vjeçe, është duke rrezikuar jetën e saj duke i treguar botën se si Kim Jong-un jeton si perandor, i cili nuk heziton të urdhëroj ekzekutimet e të afërmve, transmeton Telegrafi.
Ajo ka shpjeguar në detaje se si udhëheqësi i Koresë së Veriut është i fiksuar pas armëve bërthamore, dhe fakti që ka zhytur 25 milionë banorë në uri dhe varfëri.
Derisa programi i tij bërthamor është duke u konsideruar si kërcënim global, ajo dëshiron t’i tregoj botës se çfarë njeriu është Kim Jong-un, i cili së fundmi është “përplasur” verbalisht me presidentin amerikan Donald Trump.
Vetëm disa ditë pas Kim testoi bombën bërthamore dhjetë herë më të madhe sesa ajo që ishte hedhur mbi Hiroshima, Hee Yeon ka folur për Mirror brenda një lokacioni sekret në Seul të Koresë së Jugut.
Dhe derisa liderët e vendeve të fuqishme të botës janë duke pritur lëvizjen e radhës nga ana e Kim Jong-un, ajo ka zbuluar metodat që ai i praktikon për të ndjellë frikë dhe panik.
Ai detyron elitën e Pyongyang të shikojnë ekzekutime brutale.
Ai preferon t’ua shpëlaj trurin masës, duke i bindur se janë të pamposhtur karshi kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara.
Ai u thotë bashkëkombësve, mund të fshihet në qindra bunkerë sekret dhe njëherit luksoz që gjenden në pjesë të ndryshme të vendit të tij, që praktikisht sipas tij do t’ua vështirësonte punën agjencive të inteligjencës që ta dinë me saktësi së ku gjendet.
Ai preferon të ketë afër vetes skllave seksi, adoleshente nga shkollat e Koresë së Veriut, edhe përkundër faktit që është i martuar me Ri Sol-ju, me të cilën i ka tre fëmijë.
I pëlqen të shijoj drekat që kushtojnë deri një mijë funte, derisa pjesa tjetër e popullit vdes urie dhe detyrohen të hanë bar për të mbetur gjallë.
Në vitin 2015, Hee Yeon kishte arritur të ik nga kryeqyteti i Koresë së Veriut, Pyongyang, ku edhe është rritur, ndërsa gjatë vitit të kaluar është strehuar në Seul.
Ajo kishte ikur së bashku me nënë dhe vëllanë e saj të vogël, pasi babai i saj koloneli Wui Yeon Lim, një ushtarak i varur nga alkooli vdiq në moshën 51-vjeçe.
Ajo e dinte se po braktiste një jetë luksoze, pasi që pakkush ka pasur privilegjin të jetoj në kryeqytetin e Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.
Familja e saj gëzonin benefite për shkak të babait të saj, dhe jetonin në një pjesë të qetë të qytetit por që ishte e rrethuar nga ushtarakë.
Yeon madje kishte shofer personal i cili e dërgonte dhe e merrte në shkollë, derisa vetura me të cilën udhëtonte ish prodhim kinez.
“Edhe unë kam pasur shokë e shoqe si gjithë fëmijët e tjerë. Por qysh si fëmijë e kam ditur se asgjë nuk duhet të pyes lidhur me liderin e atëhershëm Kim Jong-Il”, ka deklaruar ajo.
Hee Yeon ka pranuar se si kishte ndërruar emrin për shkaqe sigurie, edhe përkundër privilegjeve që i gëzonte si bija e një ushtaraku.
“Kam parë gjëra të tmerrshme duke ndodhur në Pyongyang. Kam qenë dëshmitare e ekzekutimit të 11 muzikantëve të cilët janë akuzuar se kishin bërë video pornografike”, ka shtuar ajo.
Yeon thotë se Kim Jong-un detyronte elitën që të shikojnë ekzekutime brutale, dhe kujton me lot në sy momentin kur 100 metra larg saj ishin trupat e pajetë të personave që janë ekzekutuar nga regjimi.
Sipas saj, Kim Jong-un është shkolluar në Zvicër me emër të rremë Pak Chol, derisa shokët e klasës besonin se ai ishte djali i shoferit të ambasadës.
Pasi u kthye nga studimet, ai mori timonin e vendit të tij të cilin e mbante asokohe babai i tij Kim Jong-il i cili vdiq.
Edhe pse ajo ishte e “paprekshme”, Hee Yeon iku nga vendlindja e saj, pasi ishte dëshmitare e ekzekutimeve brutale dhe shihet se si nxënëset merreshin nga shkollat dhe kryenin punën e skllaveve të seksit.
Për ta mbështetur rrëfimin e saj, më së miri tregon rasti i vitit të kaluar kur Kim Jong-un urdhëroi vrasjen e gjysmë-vëllait të tij Kim Jong Nam në aeroportin e Kuala Lumpurit, të cilën e kreu një agjente e Koresë së Veriut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditën tri shtete të SHBA-së

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës