LAJMI I FUNDIT:

Digjitalizohet Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”

Digjitalizohet Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”

Pas aplikimit online të gjeneratës 2013/2014, që nga afati i provimeve të janarit, studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, do të mund t’i paraqesin provimet, të përcjellin rezultatin e tyre, pagesat dhe të kryejnë një sërë shërbimesh tjera, të gjitha online.

Prof. Dr. Zahadin Shemsedini, ushtrues i detyrës së Rektorit në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Adem Sallauka, Sekretar i Përgjithshëm i këtij universiteti, të hënën kanë shpërndarë ID-kartelat për studentët e vitit të parë të gjeneratës 2013/2014, përmes të cilave ata do të mund të qasen në sistemin online.

Shemsedini e vlerësoi si hap të madh të suksesit, digjitalizimin e universitetit.

Ndryshe, tani e tuje studentët më nuk do të presin në sportele për të bërë paraqitjen e provimeve dhe për të kryer shërbime të ndryshme administrative, por të gjitha do t’i kryejnë online.


Kjo mënyrë i ofron studentit qasje në të gjitha shërbimet që i ofrohen studentëve në sistem. Shërbimet kryesore të sistemit janë: zgjedhja e lëndëve obligative dhe zgjedhore te mësimdhënësi përkatës ku ai ka ndjekur ligjëratat, paraqitja e provimeve, rezultatet, pagesat, transkripta e notave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori