LAJMI I FUNDIT:

Diego i pikëlluar

Diego i pikëlluar

Mesfushori kreativ i Juventusit, Diego, ka shprehur zhgënjimin e tij, pasi klubi bardhezi dështoi të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

“Ne e kemi ditur se do të ishte e vështirë. Catania në shtëpi gjithnjë jep gjithçka për të fituar. Fatkeqësisht ne nuk ishim në gjendje të tregojmë veten dhe të shënojmë fitore”.

“Jam i pikëlluar për shkak se ky rezultat na lë jashtë Ligës së Kampionëve, që ishte njëri prej qëllimeve tona këtë sezon”, deklaroi Diego. /Telegrafi/