ibranët ankohen në punën e Gjykatës të Kërçovës për shkak të vonesës në zgjidhjen e lëndëve gjyqësore të cilët në përputhje me ligjin për gjykata duhet të zgjidhen në Kërçovë. Problemet të mungesë të gjykatësve në Gjykatën e Kërçovës drejtpërdrejt ka ndikuar edhe në bllokimin e shumë lëndëve gjyqësore që kanë subjektet juridike si dhe fizike në këtë gjykatë.
Problemi, thonë dibranët, duhet të tejkalohet duke kthyer kompetencat gjykatës së Dibrës. Në këtë drejtim janë edhe angazhimet të udhëheqësisë të Gjykatës Themelore në Dibër e cila në kontinuitet kërkon t’i kthen kompetencat që ka patur para ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për gjykata.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Dibër, Mersim Marku duke komentuar vonesën të zgjidhjes së lëndëve gjyqësore nga Gjykata e Kërçovës, thotë se me të drejt shumë dibran dhe subjekte juridike kanë probleme me mos zgjidhjen në kohë të lëndëve gjyqësore në Kërçovë.
Me ndryshimet dhe plotësimet të Ligjit për Gjykata, faktikisht të gjithë lëndët të komunave Dibër dhe Qendër Zhupë që janë mbi vlerën të mbi 50 mijë eurove, lëndëve që kanë të bëjnë me minoren por edhe lëndëve tregtare, janë aktualisht në kompetencë të Gjykatës së Kërçovës, thotë Marku, ndërsa shton se me situatën që është prezente në Gjykatën e Kërçovës shumë lëndë kanë ngelur të pazgjidhura.
“Gjatë muajit qershor të këtij viti si kryetari i Gjykatës së Dibrës kam ngritur iniciativë deri tek propozuesi i autorizuar për ndryshime dhe plotësime të ligjit me qëllim që Gjykatës së Dibrës t’i kthehen kompetencat ashtu siç i ka patur më parë. Këtë iniciativë në mënyrë zyrtare e kamë dërguar më 21 qershor të vitit 2022 në adresë të Ministrisë të Drejtësisë, dhe të gjithë institucioneve kompetente në vend”, thotë kryetari i gjykatës së Dibrës, Mersim Marku.
Me kthimin e kompetencave do të objektivizohet e drejta e çdo qytetari të gjykohet aty ku ka lindur, por njëkohësisht do të tejkalohet edhe problemi i harxhimeve materiale që bëjnë dibranët për lëndët që janë në Kërçovë. Kthimi i kompetencave faktikisht do të ndikoj në uljen e lëndëve të gjykatës në Kërçovë, dhe Gjykatës së Dibrës do t’i kthehen ata kompetenca që i ka patur. Gjykata Themelore e Dibrës deri tani ka patur disa herë kërkesa për kthimin e kompetencave por deri tani ata nuk janë marrë parasysh. Më parë për lëndët që tani është kompetente Gjykata e Kërçovës ka qenë kompetente gjykata e Gostivarit.
Por duhet thënë se edhe në Dibër në Gjykatën Themelore mungojnë gjykatësit. Sipas kryetarit Mersim Marku aktualisht aktiv janë tre gjykatës dhe mungojnë edhe dy gjykatës të tjerë. Por pa marrë parasysh këtë fakt, thotë Marku , dinamika e gjykimeve realizohet pa probleme dhe rezultatet janë evidente. Kërkesë për kthimin e kompetencave të Gjykatës Themelore të Dibrës e kanë përshëndetur si sektori joqeveritar por edhe pushteti vendor. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri