LAJMI I FUNDIT:

Dibër, në pranga për plagosje të rëndë

Dibër, në pranga për plagosje të rëndë

Specialistët e seksionit kundër krimeve në Dibër, në bashkëpunim me policinë e Bulqizës, arrestuan të martën shtetasin e shpallur në kërkim Blerim Bici, i cili akuzohet për konsumim të veprave penale të "Plagosjes së rëndë me dashje" dhe "Mbajtjes pa leje të armeve të ftohta”.

Shtetasi Bici plagosi rëndë të hënën, për motive të dobta, tek vendi i quajtur "Ura e Çerenecit" në rrethin e Bulqizës, shtetasin Alton Neziri, 23 vjeç nga fshati Strikçan, komuna Zerqan e rrethit Bulqizë.

Me të marrë ndihmen e parë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, Alton Neziri është dërguar për në QSUT për një ndihmë më të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitej e rëndë, raportoi Ora News./Telegrafi/