Diasporës i takon përfaqësimi në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës
Demokraci d.m.th. edhe përfaqësi. Të gjithë e dimë se Diaspora ka qenë, është dhe do të jetë një nga gjeneratorët kryesorë të zhvillimit të Kosovës. E kuptohet edhe të mbijetesës së Kosovës. Sikurse në të kaluarën të mos harrojmë se në kohën kur Kosovës i duhej më së shumti përkrahja, ishte Diaspora ajo që me çdo gjë i qëndroi besnike. Pas viteve të 90-ta, në kohën e sanksioneve ekonomike ishte 3%-shi që çdonjëri nga ne e jepnim për popullin e Kosovës. Me atë 3% mbahej mësimi e mjekësia që shqiptarët të mbijetonin në Kosovë. Sepse të gjithë e dimë se shqiptaret nuk lejoheshin të hynin nëpër shkollat e spitalet e Kosovës atëherë kur edhe me qindra-mijëra shqiptarë u pushuan nga puna nga regjimi Milosevician serb i asaj kohe. Para e gjatë luftës ne e mbajtëm fondin “Vendlindja thërret” me të cilin edhe bëhej e mundshme mbrojtja e popullit shqiptar që terrorizohej nga ushtria, policia e forcat paramilitare serbe, pra armatosej UÇK-ja. Tash pas luftës jo më pak se 500 milionë euro hyjnë në Kosovë çdo vit nga Diaspora. Pa këtë ndihmesë jetike do të kishte varfëri edhe më të madhe. E kuptohet se ku ka varfëri e papunësi të madhe ka edhe kriminalitet më të madh.
Ne te njëjtën kohë, ne Diaspora nuk pyetemi shumë as për gjëra që ndërlidhen me interesin tonë. Shumica e vendimmarrësve politikë në Kosovë, d.m.th. institucionet mendojnë se nevojat e Diasporës në përgjithësi mund të përmblidhen me: rregullimin e dokumentacioneve dhe mësimin e gjuhës amtare. Fakti se një pjesë e mirë e jona e kemi nënshtetësinë e vendeve ku jetojmë apo edhe se mësimi plotësues i gjuhës amtare në disa shtete rregullohet nga vetë komunat ku jetojmë nuk diskutohet edhe aq shumë. Shumë shtete që kanë pasur e kanë Diaspora të mëdha apo të vogla i kanë përdorur e shfrytëzuar ato për forcimin e vendeve të tyre, si p.sh. Letonia, Hungaria, Kroacia, Çekia, Irlanda etj. Ku janë këto vende sot? Janë të zhvilluara e të integruara shumë mirë në mekanizmat ndërkombëtarë. Ministritë e Diasporës i kane pasur po ashtu me kohë.
Pse të mos ia qesin vetes gishtin në kokë politikanët e Kosovës e të mësojnë nga vendet tjera? A duhet mësuar nga përvojat e suksesshme të të tjera vendeve, apo të ua lënë fajin vetëm të huajve, vetëm që të qëndrohet më gjatë në pushtet? Kjo kur edhe u vërtetuat se Kosova e ka hajninë (lexo: Korrupsionin) më të madh në rajonin e Ballkanit (fakt ky nga organizata Transparency International me seli në Berlin). Kush ka guxim të investojë kur ka hajni aq të madhe? Të gjithë ne do të kishim dëshirë të flaktë që Kosova të ishte shtet i fortë, por për fat të keq të gjithë e dimë po ashtu se realiteti është krejtësisht ndryshe. Kosova ende nuk funksionon sikur shtetet tjera, sepse ende nuk është njohur nga shumica e vendeve të botës, nuk është anëtare edhe e shumë organizatave ndërkombëtare përpos disa të pakta, d.m.th. është e cunguar dhe e varur nga dëshira apo mosdëshira për veprim e vendeve tjera.
Së shpejti do të mbetet Kosova vendi i vetëm ku edhe në vazhdim do t’i shohim rendet e gjata për marrje vizash para ambasadave të huaja, d.m.th. izolim i plotë. Në të njëjtën kohë kur shumë një pjesë e mirë e rinisë kosovare bën çmos që të largohet ne vendet e perëndimit e vendet tjera (mos harroni se çfarë ndodhi në lumin Tisa në Hungari kur u mbyten shume shqiptarë). Tash kur do te mbahen zgjedhjet ne Kosove nuk bën kurrsesi të harrohemi ne që jetojmë jashtë trojeve tona. Pjesa intelektuale e Diasporës që jeton në vende demokratike me tradita ku respektohen të drejtat e njeriut si dhe tatimpaguesit d.m.th. populli, i ka përparësitë e veta. Eto përparësi do të mund ta lehtësonin rrugën deri te integrimi me i shpejtë i Kosovës në strukturat euroatlantike, duke filluar me liberalizimin e vizave për Shengen në rend të parë.
Angazhimi më i strukturuar i Diasporës intelektuale në vendimmarrje me vlerë shtetërore në Kosovë do t’i sillte Kosovës fitim në aspektin demokratik, ekonomik, social e kulturor. Këtu do të kishte vetëm një humbës ata që merren me hajni d.m.th. me korrupsion, ndërsa fitues do të ishin populli i Kosovës. Sepse investimet do të rriteshin, do të ulej papunësia, do të ulej kriminaliteti. E të gjitha këto do të ulnin edhe numrin e vetëvrasjeve e do të përmirësonin shëndetin dhe mirëqenien e popullit të Kosovës.
500 mijë jemi ne me prejardhje nga Kosova në Diasporë. Në Kosovë gjysma e popullsisë janë gra/femra, e po ashtu gjysma është nën moshën 30 vjeçare. E pse të mos jemi edhe ne 3 grupet më të mëdha të Kosovës të përfaqësuara në Kuvendin
dhe Qeverinë e Kosovës? Sigurisht se pritet shumë nga këto zgjedhje që po afrohen. Ngrihuni nga gjumi. Mos na harroni neve Diasporën. Mos na shfrytëzoni vetëm xhepin, por edhe trurin. Tash kur Kushtetuta i cakton ligjet e rregulloret e Kosovës, partitë politike duhet të ua garantojnë përfaqësuesve të Diasporës vendin e tyre në lista para zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Koha ka ardhur për ndryshime pozitive edhe për popullin tonë.
(Autori është politikolog dhe për gjashtë vjet ish këshilltar Politik në Parlamentin e Suedisë, por që e ka ndërmend të kthehet në Kosovë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës