LAJMI I FUNDIT:

Diana Agron ekspozon thimthat “pa dashje” (Foto)

Diana Agron ekspozon thimthat “pa dashje” (Foto)

Ishte një mbrëmje ku do të festohej jeta dhe puna e njërit prej dizenjatorëve më të famshëm të të gjitha kohërave, të ndjerit Alexander McQueen.

Dhe, Diana Agron ishte padyshim e emocionuar që do të ishte në mbrëmjen prestigjioze të mbushur me yje, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Por aktorja e serialit “Glee” mbase nuk u nda aq e kënaqur kur fustani i saj zbuloi pak më shumë se sa ajo kishte planifikuar.


Veshja vazhdimisht ekspozonte gjoksin e aktores më shumë se sa duhej, madje duke nxjerrë në pah edhe thimthat e saj.

Kjo mbase ishte edhe arsyeja se pse aktorja u largua më herët se të tjerët nga mbrëmja, “Alexander McQueen: Savage Beauty Fashion Gala”, që u organizua të enjten në Londër./Telegrafi/