LAJMI I FUNDIT:

Dialogu, çka më pas?

Duket se kjo fazë e dialogut Prishtinë-Beograd është në përfundim e sipër. Sido që të përmbyllet pazari mes dy kryeministrave, puna më e rëndësishme është ajo që pason nënshkrimet e tyre eventuale. Nuk besoj se dështon dialogu, sepse do t’ishte budallallëk kulmor i Beogradit që ta humbiste rastin pas një lëshimi aq të madh që ka bërë Prishtina me rastin e “Fondit për Zhvillim të Veriut”, i cili de facto u krijon komunave me shumicë serbe një pozicion më të mirë se sa Republikës Serbe në Bosnje, pavarësisht se me gjasë do të mungojë një emërtim i tillë.

Në rast se, megjithëkëtë, Beogradi refuzon nënshkrimin e marrëveshjes, atëherë Policia e Kosovës dhe FSK do të kenë punë në veri. Do të kenë ndihmën logjistike të forcave aleate, por punën kryesore do të duhet ta kryejnë ato. Të shpresojmë se nuk do ta përsëritin turpin e 25 Korrikut 2011.


Por, të kthehemi tani të marrëveshja eventuale që Beogradi me gjasë do ta nënshkruaj. Sado e detajuar të jetë kjo marrëveshje, do të ketë hapësirë që implementimi i saj do t’i jep kah në njërën apo anën tjetër.

Sado që të jenë lëshimet të njërës apo palës tjetër, situata në veri të Kosovës do të ketë luhatje të konsiderueshme.

Nëse kjo nuk shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës në këto momente të luhatshme, çdo gjë më pas do të jetë e kotë.

Zaten kjo është një përvojë e 14 viteve më parë. Kur janë futur forcat e NATO-s në Mitrovicë, serbët patën ikur edhe nga pjesa e saj veriore, por kur panë se shqiptarët po dërgonin vetëm gratë në veri dhe se burrat nuk kishin guxim të kalonin lumin Ibër, atëherë aty u kthyen jo vetëm banorët me përkatësi etnike serbe, por edhe vetë institucionet e Serbisë.

Kështu, më tepër se sa vetë marrëveshja eventuale do të ketë rëndësi interpretimi i saj. E interpretimi nuk është ajo se çfarë do të thuhet në gazeta e TV, por cili do të jetë veprimi konkret i institucioneve në terren. Cilat institucione (të Kosovës apo të Serbisë) do të jenë më të shkathëta ato edhe do të përfitojnë më shumë.

Një përparësi e madhe në anën e Kosovës është se këtu ka një forcë politike (Vetëvendosje) që është e treta për nga numri, por më e reja dhe më energjikja, e cila në asnjë rast nuk do ta tumirë çfarëdo pazari mes kryeministrave aktualë të Kosovës e Serbisë.

Ç’është e vërteta, edhe në Serbi është një forcë politike (Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës) që nuk do ta tumirë çfarëdo pazari mes kryeministrave aktualë të Kosovës e Serbisë. Por, për dallim prej Vetëvendosjes që përfaqëson kryesisht të rinjtë e Kosovës e që është në ngritje, dhe që pritet që herët a vonë të hipë në pushtet, Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës, është një forcë politike senile në venitje e sipër, e cila në të ardhmen mund të jetë pjesë e pushtetit në Serbi, por jo edhe bartëse e pushtetit.

Kjo mundëson që herët a vonë këto marrëveshje të revidohen nëse Vetëvendosje hipë në pushtet. Ç’është e vërteta, revidimi i marrëveshjeve është punë e vështirë dhe me rrezik, sepse një gjë që jepet vështirë rimerret serish, por nuk është e pamundshme. Edhe Sllobodan Millosheviqi i mori Kosovës autonominë që i kishte dhënë Mareshali Tito, por u dogj.

Kjo që thash më sipër na jep të kuptojmë se “hekuri merr formë sa është i nxehtë”, dhe se interpretimi i marrëveshjeve eventuale të mos i lihet stihisë e spontanitetit.

Çështjet konkrete që i presin institucionet e Kosovës janë:

1. Problemi bazik i kthimit të banorëve të dëbuar nga pronat e tyre në veri të Mitrovicës (kjo nënkupton lirinë e lëvizjes në çdo cep të Kosovës),
2. Problemi i akomodimit të minoriteteve etnike në Veri të Kosovës (vendosja e çelësave për emërimin e zyrtarëve nga radhët e komunitetit shqiptar, boshnjak, turq, goran e rom).
3. Vendosja e mbishkrimeve në gjuhën shqipe.
4. Rindërtimi i Xhamisë së Ibrit.
5. Rivitalizimi i Trepçës dhe funksionimi i saj nën administrimin e Qeverisë së Kosovës për një periudhë të caktuar para se ajo eventualisht të privatizohet.

Dinamika me të cilën kryhen këto 5 gjëra i jep kah zhvillimeve të mëtutjeshme. Nuk është njësoj nëse mbishkrimet në gjuhën shqipe vendosen 5 ditë, 5 javë, 5 muaj apo 5 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Pesë çështje që përmenda më lart janë të ndërlidhura njëra me tjetrën por çelës i gjithë këtyre proceseve duhet të jetë rindërtimi i Xhamisë së Ibrit të djegur nga policia serbe në prill të vitit 1999.

Në trend

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori