LAJMI I FUNDIT:

Dhurata e Suedisë në rrugë për në Kosovë

Dhurata e Suedisë në rrugë për në Kosovë

Prej tre deri në pesë milionë euro është thënë të jetë vlera e pajisjeve të stadiumit legjendar të Suedisë “Rasunda” që gjatë këtij muaji do të arrijnë në Kosovë, si dhuratë e Federatës së Futbollit të Suedisë.

Shifrën milionëshe e ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, i cili ka ndërmjetësuar në sigurimin e dhuratës nga suedezët.

“Tre deri pesë milionë euro është vlera e pajisjeve që do të arrijnë në Kosovë. Më 19 janar pajisjet do të arrijnë në portin detar të Durrësit e më pas do të vijnë në Kosovë”, ka thënë Bunjaki për Kohën Ditore.

Një pjesë e pajisjeve do t’i jepet stadiumit të Trepçës "Adem Jashari" dhe një pjesë stadiumit të Prishtinës. Çka të mbetet e tepërt për këto dy stadiume, do të shkojë në Gjakovë e Gjilan. 12 kontejnerë të mëdhenj transportues tashmë janë nisur për në Kosovë. /Telegrafi/