Dhuna në familjet kosovare
1. Shkaqet dhe pasojat e saj
Studimet në lidhje me dhunën në familje janë të pakta në Kosovë. Ky problem në Kosovë vazhdon të trajtohet si problem privat, që i përket vetëm familjeve të cilat kanë këto probleme e jo të gjithë shoqërisë.
Problemi më i madh për studimin e këtij fenomeni qëndron, sepse shoqëria kosovare ende është duke vepruar në bazë të normave morale, dhe shumica e rasteve të cilat ndodhin në shoqërinë tonë, (e që nuk janë të pakta) mbesin të mbyllura nga vetë grupi shoqërore.
Dhuna në familje është e theksuar më tepër ndaj gruas përkatësisht burri ndaj gruas. Është një problem social i cili e ka përcjellë shoqërinë Kosovare me shekuj sepse shoqëria jonë ka qenë një shoqëri patriarkale.
Prandaj duke pasur prasysh këto fakte të cilat u cekën më lartë ne mund të themi sepse ky problem është mjaftë prezentë në shoqërinë tonë, dhe nuk është studiuar mirë nga institucionet përkatëse.
Vlerën më të madhe të cilën ne e kemi pasur dhe e kemi në shoqërinë tonë është pikërisht familja, prandaj mu për këtë nevojitet një përkujdesje më e madhe institucionale e cila deri më tani ka munguar.
Mirëpo çka është dhuna në familje? Në lidhje me këtë çështje ekzistojnë disa definicione. Dhunën në familje mund ta definojmë si formë të ushtrimit të autoritetit të një individi ndaj tjetrit, duke shfrytëzuar forma te ndryshme te dhunës si dhunë fizike, mendore madje edhe ne disa raste edhe dhunë seksuale.
Ky fenomen në Kosovë ka qenë dhe është mjaftë prezentë, sepse shoqëria kosovare gjer më tani për këtë çështje me tepër ka vepruar në bazë të normave dhe rregullave morale se sa në bazë të rregullativës ligjore.
Sistemet e ndryshme në të kaluarën që kanë qenë duke udhëhequr me pushtetin në Kosovë, nuk kanë bërë thuajse asgjë për parandalimin e këtij fenomeni, dhe si pasojë e kësaj ka rezultuar me numrin e rritjeve të vrasjeve në Kosovë për shkak të këtij fenomeni.
Prandaj duke e pasur parasysh këtë fakt shoqëria kosovare, tani duhet të bëjë më tepër për të krijuar preventiva për parandalimin e këtij fenomeni jo edhe aq i ri në shoqërinë tonë.
1.1 Shkaqet e dhunës në familjet kosovare
Disa prej shkaktarëve që ndikojnë në shkaktimin e këtij fenomeni në shoqërinë tonë janë kryesisht të natyrës ekonomike, sociale dhe politike. Mirëpo nga aspekti sociologjik motivet kryesore që shtyjnë individin të shkaktojë dhunë në familje janë:
a) Arsyet individuale,
b) Socializimi, dhe
c) Çështjet sociale
a) Arsyet individuale – janë format më të shpeshta që motivojnë dhunën në familjet kosovare. Përmes këtyre motiveve, individi i frustruar, nervozuar, i lodhur, me presione nga jashtë hynë në familjen e tij dhe formën e tij psikike e zbrazë në familje përmes dhunës.
Ky është shkaktari më i shpeshtë që shkakton dhunën në familje. Kjo ndodhë zakonisht te familjet të cilat kanë hierarki udhëheqëse patriarkale, dhe kanë nivel të ultë të edukimit dhe të arsimimit.
Në kuadër të motiveve individuale hyjnë edhe dhuna nga gjelozia, dhuna ndaj gruas e që Kanuni i Lekë Dukagjinit gruan e konsideron si pronë të burrit.
b) Socializimi – nuk është e rastësishme thënia e Aristotelit se“Familja është qeliza elementare e shoqërisë“. Sepse individi fazën e parë të socializimit e kryen në familje. Mirëpo tani e shtrojmë pyetjen se çka është socializimi? Sociologë të ndryshëm socializimin e kanë definuar si hyrja e individit në grup dhe përshtatja e tij për grupin.
Pra individi gjatë procesit të socializimit në familje merë dhe bartë me vete vetitë, sjelljet, veprimet dhe karakteristikat e familjes së tij. Individi i cili ka lindur dhe është zhvilluar në një familje, në të cilën ka qenë prezente ushtrimi i dhunës, ai patjetër do ta praktikojë këtë veti edhe vetë sepse është rritur me atë lloj të presionit dhe të dhunës.
Më konkretisht, në familjet në të cilat është ushtruar dhunë fizike apo ndonjë presion psikik në prezencën e fëmijëve apo edhe ndaj tyre, natyrisht se edhe pasardhësit e tyre në shumicën e rasteve përdorin të njëjtat metoda për organizimin dhe planifikimin familjarë.
Prandaj edhe socializimi ka rol të rëndësishëm në fenomenin e dhunës apo të parandalimit të tij në shoqërinë kosovare.
Dhuna është një fenomen që mësohet duke e parë dhe duke e praktikuar nga individi apo grupi shoqëror, dhe socializimi ka rol të rëndësishëm në këtë aspekt sepse gjatë këtij procesi individi mëson vetitë dhe tiparet si ato pozitive po ashtu edhe ato negative.
c) Çështjet Sociale – disa prej motiveve tjera që shkaktojnë dhunën në familjet kosovare janë edhe çështjet sociale.
Faktorët social janë shumë të rëndësishëm ngase nga këta faktorë varet qëndrueshmëria dhe organizimi familjarë.
Në çështjet sociale hyjnë varfëria dhe papunësia e që në shoqërinë tonë këta dy faktorë janë në një shkallë mjaft të lartë, ku sipas statistikave vendore dhe ndërkombëtare pjesa dërmuese e popullsisë së Kosovës janë të pa punë.
Si rezultat i varfërisë dhe i papunësisë në familjet kosovare kemi një grumbullim të problemeve ekzistenciale të saj. Në këtë rast te mbajtësit apo udhëheqësit e familjes shkaktohet një stres i madh psikologjik se si ata të sigurojnë ekzistencën familjare. Dhe si pasojë e kësaj pra në pamundësi të sigurimit të kushteve elementare për jetesë, kryefamiljari stresin e tij psikologjik e shndërron në sjellje agresive apo dhunë familjare, ku i sulmon pjesëtarët e tjerë të familjes duke filluar nga gruaja e tij, fëmijët, vëllezërit e kështu me radhë.
Faktorë tjetër që ndikon në dhunën në familje është edhe inferioriteti familjarë. Brenda familjeve kosovare ekziston sinqeriteti dhe dashuria e madhe ndaj njëri tjetrit. Për shkak të ndonjë mospajtimi të vogël kjo dashuri reciproke shndërrohet në urrejtje familjare dhe si pasojë e kësaj kemi dhunën në familje.
Çështje apo arsye tjetër qe ndikon në rritjen e dhunës në familjet kosovare është edhe mungesa e ligjeve të cilat mbrojnë familjen dhe merret me këtë institucion shoqërorë shumë seriozisht.
E në këtë aspekt një kritikë të veçantë e meriton Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale e cila duhet të bëjë shumë më tepër për këtë çështje. Sepse nëse vazhdon ky trend i dhunës në familje me këtë ritëm atëherë do të vije dhe deri te dobësimi i vet shoqërisë kosovare në disa forma dhe në disa aspekte të cilat do të ishin shumë negative për shoqërinë tonë.
1.2 Pasojat e dhunës ne familjet kosovare
Dhuna në familje si fenomen natyrisht se ka edhe pasojat e veta. Pasojat e dhunës në familjet kosovare mund të jenë në një shkallë shumë të madhe ku si pasojë e kësaj mund të vije deri te vdekja e individit. Pra dhuna në familje i shkakton dy pasoja të rënda, ato janë pasojat psikike dhe pasojat fizike.
Pasojat psikike është forma më rëndë e cila individit i shton stres shumë të madh psikologjik, ku ai mund ta izoloj vetveten nga rrethi, të mbyllet për një kohë madje mund të vijë deri te vetëvrasja të cilat nuk janë raste të pakta në Kosovë.
Forma e dytë e pasojave të dhunës në familje, janë pasojat fizike. Këto pasoja rezultojnë me dëmtime fizike si thyerje e ekstremiteteve (duarve, këmbëve, gishtërinjve) dhe thyerje e pjesëve të tjera të trupit. Pastaj lëndime me mjete të forta në kokë etj., ku mund të vije deri të mbetja invalid i individit…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti