Një kronikë që dëgjova në media sonte më shtyu që të ulem dhe të shkruaj këtë artikull. Një grua e cila ishte viktimë e dhunës familjar tha se kur kishte lajmëruar autoritete policore, ata disa herë i kishin thënë se “gratë duhet me i rreh”.
Kjo më tronditi! Jo se nuk e kisha dëgjuar më herët, por nuk e kisha dëgjuar në mënyrë kaq publike që një gjë e tillë të thuhet. Nuk mund të dijë sa është e saktë kjo, megjithatë pasi që e kam dëgjuar disa herë që është biseduar për sjellje të tilla të individëve në policinë e Kosovës, më bën të mendojë se një gjë e tillë edhe mund të jetë e saktë.
Ne jemi njerëz dhe mund të kemi bindje të ndryshme personale, megjithatë kur një person vesh uniformën policore, bindjet e tij nuk duhet të interferojnë me detyrat dhe përgjegjësitë që atij i ngarkohen. Me vet faktin që ata kanë veshur uniformën, më nuk përfaqësojnë bindjet e tyre personale, por bindjet e institucionit të cilin ata e përfaqësojnë.
Viktimat e dhunës familjar nuk duhet të viktimizohen edhe me tutje nga organet e shtetit, të cilat kanë për detyrë që të mbrojnë qytetarin, dhe jo ta riviktimizojnë atë. Policia e Kosovës nuk duhet të lejojë që disa individë brenda sajë të prishin imazhin dhe humbim besimin në këtij institucion, institucion ky ndër ato pak institucione në Kosovë, në të cilat qytetarët ende kanë besim. Një qasje e tillë e individëve brenda Policisë së Kosovës ndaj viktimave të dhunës familjare do të bëjë që kjo dhunë të mos raportohet.
Edhe ashtu shifrat e dhunës familjar gjithmonë janë të nënraportuara në krahasim me ato që raportohen nga organet e drejtësisë. Problemi i nënraportimit të dhunës në familje nuk është i shfaqur vetëm tek ne, por edhe në shumë vende të botës. Andaj një qasje e gabuar ndaj kësaj popullsie (viktimat e dhunës në familje) mund të ketë efektin e mosraportimit të rasteve të mëtutjeshme. Neglizhenca e raportimit mund të shpie deri tek humbja e jetës së viktimës ose abuzuesit, në rastet kur viktima merr “fatin e tij/saj në duart e veta” duke reaguar në afekt (gjendje emocionale). E, pasojat e një reagimi të tillë mund të jenë fatale për viktimën, ose abuzuesin.
Policia nuk është për të gjykuar, ose për të vepruar në bazë të bindjeve të tyre personale, edhe pse këto bindje kanë një peshë të madhe në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Ata janë aty për të mbrojtur çdo qytetar, pavarësisht gjinisë, ngjyrës apo kombësisë. Tekefundit këtë e kanë obligim ligjor (Ligji Nr. 03/L-182 I Republikës së Kosovës, për mbrojtje nga dhuna në familje, neni 24 përshkruan qartë detyrat e policisë në rastet e dhunës familjare, kurse neni 25 dhe 26 parasheh sanksionet për ata që nuk zbatojnë këto urdhra).
Siç e thash edhe më herët, dhuna familjare është një nga problemet goxha të komplikuara. Një nga pyetjet që shtrohet shpesh në biseda për dhunën familjare, është “ pse ai/ ajo nuk largohet nga abuzuesi”? Nuk është e lehtë aq sa duket!
Shumë nga viktimat janë të frikësuar për jetën e tyre, fëmijët ose familjen (frikë kjo plotësisht e arsyeshme) dhe vazhdojnë të durojnë presionin psikik, dhunën fizike, duke shpresuar se ky cikël torturash do të përfundojnë një ditë. Kriminologjia shpjegon disa forma të dhunës familjare – abuzim psikologjik, fizik, seksual, monetar – në të shumtën e rasteve të dhunës familjare, ku abuzuesi përdor kombinim të këtyre formave të abuzimit.
Në shoqëritë e tipit si kjo e jona, shpesh dhuna në familje keqkuptohet si “dashuri e fortë”, kështu që shpesh nuk raportohet, ose merret si diçka normale, si diçka që ju ndodh të gjithëve. Dhuna në familje dhe dashuria nuk kanë asgjë të përbashkët.
Bazuar në statistikat mbi dhunën në familje, abuzuesit si edhe viktimat vijnë nga të gjitha kategoritë sociale, arsimore, ekonomike, andaj këto variabla nuk determinojnë nëse dikush mund të jetë viktime/abuzues i dhunës familjare, janë indikator, por jo determinues.
Sensibilizimi I popullsisë duhet të jetë më i madh. Familja dhe shoqëria jonë duhet të ofrojnë më shumë mbështetje për viktimat e dhunës familjare, sepse shumë nga këto raste vazhdojnë të qëndrojnë në lidhje abuzive, sepse s’kanë ku të shkojnë; një pjesë tjetër për të ruajtur “fytyrën e familjes” – e që në kulturat kolektive si kjo e jona është shumë e rëndësishme; kurse pjesa tjetër për mungesë të një përkrahjeje psikosociale ndihen të pafuqishëm.
Në anën tjetër, trajnimi adekuat i policëve të cilët janë të involvuar në raste të dhunës në familje duhet të jetë kualitativ, në mënyrë që ata të cilët punojnë në këto njësi të jenë shumë të kujdesshëm në zbatimin e protokollit, në mënyrë që viktimës t’i ofrohet siguri, komfort dhe mospendesë për raportimin e rastit (dilemë shumë e madhe me të cilën përballën viktimat e dhunës familjare).
Autoritete nuk duhet të kthehen në abuzues, por në mbrojtës të qytetarëve të cilëve ata u shërbejnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Grabitja e armatosur në Prishtinë ku u plagos një person, deklarohen nga Prokuroria

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Thaçi: I ndjeri do të kujtohet për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin

I plagosuri nga grabitja e armatosur në Prishtinë është në gjendje të rëndë

Nga sot, biletë gjithëditore falas për transportin urban në Prishtinë për udhëtarët nga qytetet e tjera

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore