Sot nëpër shkolla, fëmijët çdo ditë ballafaqohen me sjellje kërcënuese në format të ndryshme nga mësimdhënës jokompetent. Dhuna e padukshme, ashtu si psikologjike dhe emocionale në fillim mund të mosvërehet, mirëpo, ditë pas dite helmon fëmijët tonë
Tetjana Bilourova
Msc. Psikologe Klinike, Psikoterapiste
www.galaxyclinic.mk
Ky është një përshkrim i vajzës dhjetëvjeçare, nxënëse e klasës së V-të, nxënëse në moshën e formimit të inteligjencës kognitive dhe inteligjencës emocionale:
Sot vajza ime erdhi nga shkolla dhe gjatë bisedës së përditshme rreth kalimit të ditës në shkollë, më tregoi së në shkollë do mbahet një konkurs tematik i artit të vizatimit.
– Po bukur shumë,- i thash unë.
Pas një pauze të shkurtër vajza vazhdoi:
– Mami, unë nuk dua të marr pjesë në konkursin e vizatimit!
– Po pse? – e pyes, duke e ditur se sa me gëzim i bënte punimet e vizatimit.
– Nuk e bëj, sepse si do që ta bëj, mësuesja prapëseprapë do të më thotë: “Pse s’e ke bërë më mirë? Pse nuk të kanë ndihmuar prindërit?…
– Madje ka pasur rast në klasë kur mësuesja ka grisur vizatimin e shokut të klasës dhe e ka hedhur në mbeturina sepse nuk e ka punuar ‘bukur’!
Është shumë e rëndësishme se çfarë thonë dhe si sillen mësimdhënësi në klasë, sepse shumë lehtë mund t’i prekin ndjenjat e nxënësve, sikur rasti i lartshënuar.
Kërcënimi është një formë e dhunës. Dhunë në kuptimin e thjesht është e njohur si të tillë për të gjithë dhe e përfshin edhe dhunën fizike.
Kurse dhuna e PAdukshme është më e komplikuar, sepse është e pranueshme në shoqëri, por megjithatë kontribuon në rritjen e sjelljes së dhunshme tek qytetarët dhe ndikon në rritjen e një kulture të pakujdesisë dhe dhunës.
Është një kërcënim i mbuluar por është i fuqishëm dhe e përfshin dhunën psikologjike dhe atë emocionale. Pasojat e dhunës psikologjike prekin nivelin e funksionimit emocional të fëmijës, mundësinë zhvillimore të tij dhe kultivojnë sjelljen e dhunshme.
Sot nëpër shkolla, fëmijët çdo ditë ballafaqohen me sjellje kërcënuese në format të ndryshme nga mësimdhënës jokompetent. Kjo mund të jetë:
⦁ një paralajmërim për nxënësit se kush nuk do vij në shëtitje (me kosto të lartë), do vijë në shkollë dhe do të mbaj mësim;
⦁ përplasje me ditarë, përplasje me karrige mbi dyshemesë ne rast mosdëgjimi ose zhurme ne klasë;
⦁ shprehje negative ndaj aftësive intelektuale ose artistike të nxënësit;
⦁ abuzim verbal etj.
Është e rëndësishme të identifikohen këto forma të dhunës së padukshme dhe të merren masat e duhura.
Për dhunën e dukshme apo fizike të gjithë flasin. Janë kritere sipas të cilave mund të paraqitemi ndaj institucioneve përkatëse.
Në ditët e sotme nëpër shkolla është e ndaluar ushtrimi i dhunës fizike ndaj nxënësve. Ndërsa për dhunën psikologjike, e cila është më i rrezikshme, institucionet arsimore heshtin.
Dhuna e padukshme, ashtu si psikologjike dhe emocionale në fillim mund të mosvërehet, mirëpo, ditë pas dite helmon fëmijët tonë. Ditë pas dite ata bëhen më agresivë, më pasivë në punë dhe detyra, humbin vullnetin, u rritet ndjenja e pasigurisë dhe u humbet vetëbesimi.
Për më tepër, traumat e fëmijërisë rrezikojnë funksionimin normal të sistemit nervor, sistemit neuroendokrin, dhe mirëqenies fizike gjatë gjithë jetës së tyre.
Vlera, respekti dhe përfshirja në procesin arsimor, janë komponenta të cilat reflektojnë në qëndrimin aktiv ndaj të nxënit. Nxënësi i cili ka vlerë në të nxënit e tij është në qendër të procesit mësimor. Kurse nxënësit të cilët nuk vlerësohen, si pasojë e humbin vullnetin për mësim.
Prandaj, të nderuar mësimdhënës dhe prindër, bëhuni të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm ndaj sjelljes me fëmijët sepse çdo sukses i fëmijës çon në suksese të reja më të mëdha, kurse mossuksesi rrit pasiguri ndaj vetës dhe botës përreth.
Ejani drejt të ardhmes së shëndetshme! Të këpusim zinxhirin e dhunës dhe të gjejmë alternativa më të përshtatshme për përparim dhe zhvillim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës