LAJMI I FUNDIT:

A është e vërtetë që kemi rritur një brez agresiv?

A është e vërtetë që kemi rritur një brez agresiv?

Tetjana Bilourova
Msc. Psikologe Klinike, Psikoterapiste
www.galaxyclinic.mk

Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit në Kosovë, të lidhura me abuzimin e të moshuarës në azil, i kam parashtruar vetes një varg pyetjesh:


– Kush i rriti dhe edukoi këto vajza që tallen me të moshuarit?;
– Nga kush i kanë mësuar këto sjellje?;
– Çfarë ka ndodhur me ta gjatë rritjes?; dhe
– Si mund t’i parandalojmë këto dukuri?

Në psikologji është i njohur fenomeni i fjalës “MOS” apo eksperimenti i Vegner. Thelbi i eksperimentit është në reagimin ndaj përpjekjes për të ndaluar të menduarit për një temë që flitet.

Për të realizuar eksperimentin, subjekt i mendimit ka qenë “Ariu Polar”.

Profesori i psikologjisë në Harvard, Daniel Vegner, mblodhi studentë vullnetarë dhe i ndau në dy grupe. Grupit të parë të studentëve iu dha detyra të mendonin për “Ariun Polar”. Grupi i dytë e kishte të ndaluar të mendonte për “Ariun Polar”.

Sa herë që studentëve u shkonte mendja te “Ariu Polar”, ata duhej të shtypnin një buton zileje. Sipas rezultateve të eksperimentit, “Ariu Polar” shfaqej në mendjet e tyre më shumë se një herë në minutë.

Eksperimenti zbuloi se ndalesa vetëm se e inkurajoi trurin që të mendojnë ekskluzivisht për lëndën e ndaluar.

Përpjekja për të kontrolluar procesin e të menduarit, veçanërisht nën stres ose me ndërhyrje të jashtme, e bëri mendimin e ndaluar veçanërisht ndërhyrës. Kurse kjo nuk është vërejtur tek pjesëmarrësit e grupit të parë!

Si pasojë, në kushte të caktuara, gjasat për mendime të padëshiruara rriten. Përpjekjet për të kontrolluar rrjedhën normale të mendimit çojnë kështu në rezultat të kundërt.

Sot, çdo ditë shohim në programet televizive temat e dhunës, agresivitetit dhe abuzimet. Sa hapësh rrjetet sociale deshe ose jo, të dalin përpara postimet më përmbajtjes e temave DHUNË, VRASJE, ABUZIM, etj., sikur të jetë një reklamë e padëshiruar.

Eksperimenti i lartpërmendur tregon se sa më tepër truri jonë e dëgjon fjalët apo ndonjë mendim, apo ndonjë sjellje, edhe në qoftë se e dinë se është negativ, aq më tepër e ngulitëm te truri dhe të menduarit tona, dhe aq më tepër jemi të prirur të kryhen këto veprimet edhe vet!

Përpjekja për të kontrolluar procesin e të menduarit, veçanërisht nën stres ose me ndërhyrje të jashtme, e bëri mendimin e ndaluar veçanërisht ndërhyrës. Sa më shumë flitet për sjelljet të padëshiruara aq më shumë shtohen rastet me ato sjellje.

Më ka marrë malli të shikoj buzëqeshje të sinqerta të grave të lumtura në martesë dhe të përkushtuara ndaj fëmijëve. Gra të kënaqura me jetën martesore dhe të kënaqura me rolin e tyre si nënë, grua, femër, bijë, mbesë… Vajzat që përjetojnë rolin femëror me të gjitha atributet e një FEMRE, PRINCESHE, MBRETËRESHE. Më ka marrë malli të shikoj burrat të cilët i MBROJNË, KUJDESIN dhe VLERËSOJNË gratë. Thjesht sepse femrat e meritojnë një gjë të tillë! Më ka marrë malli të shikoj buzëqeshjet e fëmijëve të lumtura, të sigurta dhe të rritura në DUART E SIGURT.

Sa më shumë siguri të afrohemi, aq më të sigurt do të kenë brezat tanë të ardhshëm. Le të krijojmë së bashku një botë me DASHURI, RESPEKT dhe SIGURI. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori