Dhjetëra turistë të Maqedonisë evakuohen në kohë, ishulli grek Evia në flakë
Në ishullin grek Evia i cili është në flakë, kanë qenë 39 turistë të Maqedonisë së Veriut që kanë udhëtuar përmes agjencive turistike. Të dielën më 8 gusht, 38 prej tyre u evakuuan. Disa janë kthyer në vend për shkak se u ka përfunduar pushimi, kurse disa të tjerë janë dërguar në lokacione të sigurta. Një qytetar nga Maqedonia ende po qëndron në ishullin Evia, por në pjesën jugore, ku tani për tani ende nuk ka zjarre.
“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi kontakt me disa operatorë turistikë nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilët operojnë në territorin e Republikës së Greqisë dhe të cilët kanë pasur prenotime në ishullin Evia. Sipas informacioneve, të dielën më 8 gusht, në ishullin në fjalë ka pasur 39 turistë nga Maqedonia e Veriut. 38 prej tyre në mënyrë të sigurt e kanë lëshuar ishullin, kanë shkuar në vendpushime të tjera ose u ka përfunduar aranzhmani dhe janë kthyer në Maqedoninë e Veriut. Vetëm një qytetar i cili mbeti në ishullin Evia, është vendosur në pjesën jugore të ishullit, i cili për momentin është vend i sigurt”, deklaruan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Qindra turistë nga shtete të tjera, por edhe banorë të ishullit janë evakuuar me anije dhe janë dërguar në lokacione të sigurta. Zjarri ka përmasa katastrofale. Janë kapluar sipërfaqe të mëdha, kurse flakët tashmë kanë përfshirë edhe disa shtëpi. Zjarrfikësit dhe vullnetarët po luftojnë me zjarrin që ka shpërthyer në Evia, i cili është ishulli i dytë më i madh në Greqi.
“Ne të gjithë jemi një, nuk kemi emra. Të gjithë jemi luftëtarë, banorë të zonës. Erdhëm në fshatin fqinj për të ndihmuar. Askush nuk largohet. Sa herë që të na evakuojnë, ne sërish do të qëndrojmë këtu. Do të luftojmë deri në momentin e fundit dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi. Nuk ka avionë”, deklaroi një vullnetar i cili merr pjesë në shuarje.
Kryeministri grek kërkoi falje për “çdo dobësi” gjatë ballafaqimit me gjendjen e jashtëzakonshme dhe premtoi dëmshpërblim për të gjithë që kanë pësuar, si dhe angazhime maksime për pyllëzim dhe ripërtëritje.
“Çështja e parë për momentin janë zgjidhjet. Çështja e parë ishte dhe mbetet – mbrojtja e jetës së njerëzve. Prandaj, raporti për këtë eksperiencë duhet ta përmbajë jo vetëm atë që është humbur, por edhe atë që është shpëtuar në një katastrofë të këtillë të paparë natyrore”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
Zjarri në ishullin Evia, i cili shpërtheu më 3 gusht, është më kritik nga dhjetërat e tjerë që ishin regjistruar javën e kaluar në të gjithë Greqinë. Javën që e lamë pas, qindra shtëpi dhe objekte janë shkatërruar ose dëmtuar, kurse 100.000 hektarë pyje janë bërë shkrumb e hi./TV21/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër