LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë pika për të siguruar një plakje të mirë mendore

Dhjetë pika për të siguruar një plakje të mirë mendore

Për psikologët është thelbësore që çdo person duhet t’i mësojë gjërat gjatë jetës tamam atëherë kur është në moshë të pjekur, që të ketë mundësi për të mësuar diçka tjetër.

(1) Profilaksia duhet të fillojë përpara lindjes dhe duhet të kryhet pikërisht nga prindërit kur konceptojnë krijimin e një qenieje të re njerëzore; familja nuk duhet të ketë në trashëgiminë e saj të sëmurë të tillë (edhe arterioskleroza ndjek ligjet e trashëgimisë), të ushqyerit e nënës gjatë barrës nuk duhet të jetë i çekuilibruar ose i mangët, ushqyerja e fëmijës në muajt dhe vitet e para të jetës duhet të jetë e balancuar dhe e plotë.

(2) Të ushqyerit zakonisht duhet të jetë korrekt, produkt i një edukate të shëndoshë të ushqyerjes; disa të dhëna ngushëlluese që mund të përdoren dhe sot: pihet aktualisht të paktën 9% qumësht i paskremuar për rreth 12 vjet të jetës; konsumohet bukë e lyer me gjalpë në të paktën 32%, e në dietën mesatare vezët zënë të paktën 30%; pakësimi i konsumit të yndyrave shtazore afrohet te 57% dhe është kompensuar nga një rritje e përdorimit të yndyrave bimore.

(3) Alkooli dhe duhani duhen konsideruar tamam si droga, që hap pas hapi mbysin dhe shtypin çdo aktivitet të qelizave nervore të trurit. Nëse efektet dëmtuese të duhanit janë të lidhura me numrin e cigareve të pira, në kohëzgjatjen e periudhës së pirjes, me llojin e cigareve të pira, në mënyrën se si pihet, efektet e dëmshme të alkoolit janë gjithmonë për t’u patur frikë në dëmtimet që shkaktojnë në tru.


(4) Të qëndruarit larg, të paktën me intervale, me ritmin marramendës të jetës moderne që dëmton ekuilibrin funksional të trurit në mënyrë të parakohshme: përgjegjësia profesionale. Emocionet e vazhdueshme, tensioni psikik i vazhdueshëm, zhurmat e ndër thurura, pasiguria për të nesërmen e kështu me radhë janë po aq "helme" të cilët shkaktojnë plakjen e parakohshme të trurit.

(5) Jeta pa aktivitete ndikon negativisht edhe mbi gjendjen e trurit; kështu që nevojitet një farë aktiviteti fizik i rregullt, praktikimi i ndonjë sporti, kryerja e një forme të aktivitetit të punës edhe pas daljes në pension, transmeton Telegrafi.

(6) Interesat e ndryshme, pasionet intelektuale, shkëmbime t sociale, dialektika e diskutimeve dhe nevoja për të qëndruar pranë aktiviteteve kulturore të kohës, e mbajnë gjallë aktivitetin e trurit dhe ushqejnë jetë të brendshme plot energji.

(7) "Hobet" (pasionet) janë një nga mënyrat më të lehta për të mbajtur gjallë flakën e inteligjencës, ashtu si dhe rikthimi i herëpashershëm në nocionet bazë artistike, teknike, spekuluese ose edhe thjeshtë koleksionistike e gjallëron dhe e rifreskon memorien, duke ndaluar atrofizimin dhe uljen e aftësive krijuese të saj.

(8) Nuk duhet të biem pre e një jete të rehatshme në gjithçka por duhet të përballemi dhe të kërkojmë kapërcimin e pengesave në luftën e përditshme për ekzistencë, pa dorëheqje dhe pa lëshime; shqetësimet brenda disa kufijve të ndihmojnë për të jetuar, për të mbetur i ri, për ta bërë mendjen të qëndrojë larg çdo përtacie.

(9) Është e nevojshme të përjashtohet nga jeta e gjithë secilit çdo tendencë egoistike, që ngushton horizontet shpirtërore dhe ngre në mënyrë të vazhdueshme barrierat ndërmjet botës që na rrethon dhe individit; të mësohet për të jetuar edhe për nevojat dhe kërkesat e të tjerëve: është një mënyrë për t’u mbajtur aktivë dhe elastikë edhe mendërisht kur nuk kemi probleme urgjente personale për të zgjidhur.

(10) Është shumë e rëndësishme të azhurnohemi me parimet themelore aktuale të edukatës sanitare, në mënyrë të veçantë për ato që i referohen moshës së tretë, që të mund të përdorim armët higjienike në të mirën tonë, duke u marrë personalisht me to dhe jo tua kërkojmë të tjerëve këtë detyrë, duke u kufizuar në ndjekjen pasivë të gjërave që duhen bërë. Kohët e fundit, në Francë, institucioni i kurseve "jogging mentale" përdoret – në këtë drejtim – për moshën e tretë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori