LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë anëtarë të NATO-s reagojnë pas njoftimit se SHBA do të tërhiqet nga traktati ‘Qiej të Hapur’

Dhjetë anëtarë të NATO-s reagojnë pas njoftimit se SHBA do të tërhiqet nga traktati ‘Qiej të Hapur’

Dhjetë nënshkrues të marrëveshjes Qiej të Hapur kanë shprehur keqardhje për njoftimin e tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, e cila po diskutohet nga ambasadorët e NATO-s në Bruksel.

“Ne na vije keq për njoftimin e qeverisë amerikane se ai synon të tërhiqet nga marrëveshja Qiej të Hapur, megjithëse ndajmë shqetësime në lidhje me zbatimin e dispozitave të Rusisë”, thuhet në një letër të nënshkruar nga ministrat e jashtëm të dhjetë vendeve anëtare të NATO-s, transmeton Telegrafi.

Letra u nënshkrua nga Belgjika, Republika e Çekisë, Finlanda, Franca, Italia, Luksemburgu, Holanda, Gjermania, Spanja dhe Suedia.


Marrëveshja e Qiej të Hapur u nënshkrua në vitin 1992 dhe hyri në fuqi në vitin 2002. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga 35 vende dhe i lejon vendet nënshkruese të kryejnë fluturime vëzhgimi mbi territoret e vendeve nënshkruese. Marrëveshja kontribuon në transparencë, e cila duhet të forcojë besimin e vendeve nënshkruese në bashkëpunimin për çështje të sigurisë. Që prej hyrjes në fuqi të saj, janë regjistruar mbi 1.500 fluturime vëzhgimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Kalo në kategori