Durimi i dhimbjeve afatgjate ndikon në funksionimin e trurit madje edhe në kryerjen e detyrave të cilat kërkojnë minimumin e vëmendjes, dhe të cilat, në asnjë mënyrë, nuk kanë ndërlidhje me dhimbjen. Mu për këtë njerëzit janë më të prirë ndaj depresionit.
Skenimi i trurit të pacientëve me dhimbje kronike dëshmon aktivitet të vazhdueshëm në pjesë të trurit, të cilat do të duhej të pushonin, që është një zbulim i cili do të mund të sqaronte pse pacientët me dhimbje janë më të prirë ndaj depresionit, shqetësimit dhe çrregullimeve tjera, kanë njoftuar shkencëtarët amerikanë.
Dhimbjet kronike, siç duket, ndryshojnë mënyrën sipas së cilës truri përpunon informacionet të cilat nuk janë të lidhura me dhimbjen, thonë shkencëtarët.
"Duket se durimi i dhimbjeve afatgjate ndikon në funksionimin e truri, madje edhe në kryerjen e detyrave të cilat kërkojnë minimumin e vëmendjes, dhe të cilat, në asnjë mënyrë, nuk kanë ndërlidhje me dhimbjen", kanë shkruar shkencëtarët në revistën Journal of Neuroscience.
Dante Chialvo nga universiteti Nothwestern në Chicago, i cili ka punuar në studim, ka deklaruar se, njerëzit të cilët jetojnë me dhimbje kronike "kanë shumë gjëra tjera që ndikojnë në kualitetin e jetës së tyre po aq sa edhe dhimbja. Nuk është e njohur se prej nga vijnë ato".
Studimet e fundit kanë dëshmuar se tek njerëzit e shëndoshë, gjatë pushimit, aktivizohen pjesë të caktuara të trurit.
Kur personi kryen ndonjë punë, ato pjesë të trurit çaktivizohen, gjë që nuk ndodh edhe me personat të cilët vuajnë nga dhimbja kronike. Në vend të saj, gjithmonë është aktiv korteksi i lobit frontal i cili në masë të madhe është i lidhur me emocionet, e me këtë çrregullohet edhe baraspeshimi normal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale