Sot, në praninë e shumë fëmijëve e nxënësve, prindërve, familjarëve, mësimdhënësve e drejtuesve të Institucioneve parashkollore dhe institucioneve të arsimit fillor në Kosovë, u përmbyllen aktivitetet e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” për vitin shkollor 2013/2014.
Ky projekt ka për qëllim informimin e fëmijëve mbi rëndësinë e shëndetit oral, informimin për ushqimet e shëndetshme dhe të dëmshme për dhëmbët, si dhe informimin mbi metodën e drejtë dhe të rregullt të pastrimit të dhëmbëve.
Po ashtu, projekti bën vlerësimin e gjendjes së shëndetit dentar dhe oral, vlerësimin e nivelit të edukimit për shëndetin oral, si dhe përgatitjen e rregullores-strategjisë afatshkurtër dhe afatmesme për edukim shëndetësor oral në institucionet parashkollore dhe fillore të Kosovës.
Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ka filluar të realizohet në vitin 2012 dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).
Ky program në Kosovë është themeluar me iniciativën e OBSH-Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndërsa realizohet në institucionet parashkollore dhe fillore në bashkëpunim edhe me Kuvendin komunal të Prishtinës.
Projekti përfshin metodat më të thjeshta, më atraktive dhe më të pranueshme për fëmijët dhe nxënësit. Kjo fushatë është e fokusuar në edukimin e fëmijëve dhe nxënësve përmes poezive, vizatimeve, maskotave, modeleve, fotografive, videove, broshurave, banerave dhe shfaqjeve.
Gjatë realizimit të projektit, nxënësit përveç garës në realizimin e shfaqjes “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, marrin pjesë edhe në dy gara: në garën për vizatimin/ngjyrosjen e lepuroshit me brushë, imazhit të projektit, si dhe garën për recitimin më të mirë të poezive për dhëmbët dhe dentistin.
Recitimet dhe punimet e nxënësve vendosen në Youtube në profilin e projektit “DentinGroup” dhe në Facebook në profilin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”. Si të tilla mund të vlerësohen nga nxënësit, nga miqtë, të afërmit e tyre, por edhe nga të interesuarit e tjerë duke bërë “Like” dhe “Share” të recitimeve dhe punimeve – vizatimeve. Përmes klikimeve ata bëhen pjesë e garës për shpërblimet: dy vjet brusha të dhëmbëve me pastë dhe shërbime stomatologjike falas nga Klinika Dentare Dent-In. Po ashtu, edhe shfaqja është e nivelit garues dhe do të zgjas edhe gjatë vitit shkollor 2014/2015.
Fituesit e fazës së parë të garës për 10 poezitë më të mira (më të votuara-klikuara) në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” për vitin shkollor 2013/2014, janë: 1. Viola Zhugolli, Sh.F."Xhemail Mustafa", Prishtinë (767 klikime); 2. Aurora Tahiri, Sh.F. "Pjetër Bogdani", Prishtinë (763 klikime): 3. Olta Ilazi, Sh.F."Xhemail Mustafa", Prishtinë (649 klikime): 4. Dorela Krasniqi, Kopshti Fëmijëve "Mickey Mouse”, Prishtinë (589 klikime); 5. Ledi Krasniqi, Kopshti Fëmijëve "Dea", Prishtinë (461 klikime); 6. Jeta Neziri, Sh.F."Dardania", Prishtinë (391 klikime); 7. Edita Zeka, Sh.F. "ZENIT", Prishtinë (403 klikime); 8. Hana Haradinaj, Sh.F. "ZENIT" , Prishtinë (374 klikime); 9. Jona Kamberi, Sh.F. "Dardania" , Prishtinë (373 klikime); 10. Fjolla Uka, Sh.F. "Abdyl Frashëri" , Druar, Vushtrri (372 klikime).
Ndërsa, fituesit e fazës së parë të garës për 10 vizatimet më të mira (më të votuara-klikuara) në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” për vitin shkollor 2013/2014, janë: 1. Elisa Zogaj, Kopshti Fëmijëve “Hello Kids” , Prishtinë (736 like); 2. Luela Sinani, Sh.F. “Zenit", Prishtinë (715 like); 3. Fiona Rexhepi, Sh.F. "Xhemail Mustafa", Prishtinë (541 like); 4. Enis Pllashniku, Sh.F. "Nexhmi Mustafa", Prishtinë (525 like); 5. Enesa Gerbëshi, Sh.F. "Pjetër Bogdani", Prishtinë (467 like); 6. Lum Gashi, Sh.F. "Emin Duraku", Prishtinë (381 like); 7. Elton Dragusha, Sh.F. "Nexhmi Mustafa", Prishtinë (313 like); 8. Jonida Nurishi, Sh.F. "Nazim Gafurri", Prishtinë (271 like); 9. Dren Halimi, Sh.F. "Dardania", Prishtinë (259 like); 10. Mjellma Gashi, Sh.F. "Pjetër Bogdani" , Prishtinë (222 like).
Ky projekt realizohet nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi-KISCOMS, Qendra Kombëtare për Edukim Shëndetësor Oral- Dent-In dhe Shoqata Kosovare e Studentëve të Stomatologjisë – KADS dhe do të jetë i vazhdueshëm, në mënyrë që të përfshihen gjeneratat e tanishme, por edhe gjeneratat e ardhshme të fëmijëve dhe nxënësve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania