“Askush në shoqërinë tonë nuk duhet të qëndrojë i heshtur përballë formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes, pasi ne të gjithë kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur në luftën kundër diskriminimit, përmes kundërshtimit të narrativave të urrejtjes ndaj komuniteteve vulnerabël”.
Kështu u tha në aktivitetin prezantues të nisjes së fushatës së përbashkët ndërgjegjësuese të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Blloko urrejtjen, fal dashni”, që u mbajt sot në sallën e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Veprimtaria u hap nga Frank Power, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, i cili përshëndeti pjesëmarrësit që iu bashkuan ngjarjes online dhe personalisht. Në fjalën e tij ai theksoi se “Urrejtja mund të luftohet duke thyer paragjykimet që kemi për të tjerët, duke transformuar dallimet në elementë pasurues për shoqërinë tonë. Kjo, duke u bashkuar, në vend që të krijojmë mure…”
Kryeministri Albin Kurti, foli në këtë ngjarje duke theksuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e fushatave të tilla, për emancipim dhe ndërgjegjësim drejt arritjes së një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.
“Zgjedhjet që bëjmë në jetë janë me të vërtetë përgjegjësia jonë, por askush nuk duhet të vuajë mungesën e lirive dhe të drejtave, e as të mundësive. Mundësitë e barabarta vijnë jo vetëm nga garantimi i lirive dhe të drejtave, por edhe nga ofrimi i shaneve të barabarta për sukses”, përfundoi Kurti.
Ambasadori Tomáš Szunyog – Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian – Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë përshëndeti të pranishmit dhe rikujtoi të gjithë pjesëmarrësit për dëmet që gjuha e urrejtjes mund t’i shkaktojë çdo shoqërie.
“Gjuha e urrejtjes është një formë serioze diskriminimi, që kërcënon të drejtat individuale të njeriut dhe rrezikon bashkëjetesën dhe tolerancën paqësore kolektive. Mos lejoni që dallimet tona të na ndajnë, le të na bashkojnë”, tha Szunyog.
Verena Taylor, Drejtore e Zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Evropës, përsëriti dëmin e gjuhës së urrejtjes në shoqëritë tona, veçanërisht për grupet më të cenueshme, duke konfirmuar nevojën për të reduktuar pranimin e gjuhës së urrejtjes si online ashtu edhe offline.
“Ndonjëherë duhen veprime të thjeshta, si përdorimi i një gjuhe që respekton të drejtat e njeriut kur flasim me të tjerët rreth nesh, apo shmangia e ripostimit të materialeve të urrejtjes në mediat sociale”, theksoi Taylor.
Në fjalën e tij Avokati i Popullit Naim Qelaj i bëri jehonë kësaj lëvizjeje rajonale për sigurimin e një shoqërie të larmishme dhe të barabartë, duke u bërë thirrje gjithkujt që të refuzojë çdo formë të gjuhës së urrejtjes që diskriminon dhe cënon dinjitetin e njerëzve si dhe t’i përdorin fjalët si mjet për t’u bashkuar në solidaritet.
“Blloko urrejtjen. Fal Dashni!”, fushata e nisur sot në Prishtinë synon të informojë dhe edukojë shoqërinë dhe veçanërisht të rinjtë në Kosovë, për rolin që secili ka në luftën kundër formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes që prek grupe dhe individë të veçantë në komunitetet tona lokale.
Kjo lëvizje ndërgjegjësuese, e cila nisi dhjetorin e kaluar në nivel rajonal, tashmë po prezantohet në nivel lokal në të gjithë Përfituesit e Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga Prishtina.
Fushata do të shtrihet në internet përmes kanaleve të dedikuara për mediat sociale, por edhe në paraqitjet në radio e TV, aktivitete publike dhe iniciativa sociale që përfshijnë figura të shquara publike, institucione dhe aktivistë në tregime personale, dëshmi dhe shkëmbimin e praktikave të mira që lidhen me promovimin e diversitetit dhe barazisë në rajon.
Ambasadorët Kundër Gjuhës së Urrejtjes, figura të shquara publike si Amina Kaja, Bajram Kinolli, Rinor Gashi dhe Uta Ibrahimi të cilët vendosën t’i përgjigjen thirrjes së kësaj fushate dhe të angazhohen aktivisht me kundër-narrativa dhe veprime, gjithashtu do t’i bashkohen dhe do të marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë lëvizje të përbashkët.
Fushata mbështetet nga aksioni “Promovimi i diversitetit dhe barazisë” zbatohet në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?