Spartak Ngjela
Dy janë detyrat imediate të shqiptarëve sot: Të rrëzojnë këta pushtetarë të korruptuar që urrejnë shqiptarët pasi i kanë grabitur; dhe të bashkohen të gjithë e të fillojnë investimin e madh për ngritjen e shkencës së historisë, e cila duhet të rishkruajë historinë mahnitëse të vijës së drejtë: Ilirë – Arbër – Shqiptarë.
Kjo duhet bërë për të goditur mediokritetin dhe frikën nga fqinjët të historianëve shqiptarë pa asnjë vlerë. Historia e Shqipërisë duhet të rishkruhet në dritën e lavdisë së saj, si epokë rezistencë dhe si epokë historikë në një përiudhë tremijëvjeçare.
Këto janë detyrat e domosdoshme që po kanë shqiptarët përballë historisë.
***
Ka pasur një konspiracion të shëmtuar antishqiptar që ka nisur që në shekullin XVll, kundër Arbërisë dhe në favor të sllavëve dhe Rusisë: kundër arbërve në fillim dhe shqiptarëve më pas. Stambolli ka qënë me sllavët dhe Rusinë kundër arbëresho-shqiptarëve, sepse nuk ndihej i sigurt po të mos i osmanizonte shqiptarët. Kurse sllavët me Moskën në veprim, e kërkonin osmanizimin e Shqipërisë, që ta kishin të lehtë pastaj pastrimin etnik nga Sanxhaku e nga Nishi, nga Kosova e nga Ulqin, Tivari e Gruda, e kudo që kishte shqiptarë të fesë islame.
Përpjekja otomane për osmanizimin e shqiptarëve ka qënë një egërsi barbare, por qëndresa shqiptare kundër tyre, kur të shkruhet e plotë, shumë shpejt do të hyjë si simbolikë e Perëndimit në funksion të vlerave të qytetërimit perëndimor.
Pikërisht këtu nis rishkrimi i historisë së Shqipërisë, që si rezistencë mbijetese pas gjithë kësaj mizorie, sikundër që thotë edhe historiani i madh kroat me famë botërore, Milan Shuflaj – ka ardhur si pasojë e heroikës së malësorëve shqiptarë; por edhe si pasojë e substratit shqiptar ku është mbështetur i gjithë qytetërimi perëndimor.
Ka afër 150 vjet që e gjithë historiografia serbe dhe greke është hedhur në një sulm të përbindshëm dhe herë-herë histerik për të “vërtetuar” se shqiptarët janë osmanët e turq. Kështu vijojnë edhe sot, kur gjithçka është shumë e qartë për historiografinë perëndimore.
Por, sot, Beogradi dhe Moska e kanë shpresën te Erdogani dhe te kryeministri shqiptar Edi Rama, që kërkon të shpëtojë veten nga ndëshkimi i drejtësisë për korrupsion, me ndihmën që ky kryeministër mund t’i japë Erdoganit në dëshirën e tij për të rikrijuar Perandorinë Osmane.
Një injorancë dhe ligësi njëherësh, është kjo, në një kohë që vetë Erdogani në këto çaste është në pragun cak që do t’i vendosen sanksionet nga Uashingtoni.
***
Shqiptarët, në historinë e tyre përplasëse me orientin u ndodhën midis dy presioneve të mëdha: presioni turk që donte me çdo kusht të osmanizonte arbëresho-shqiptarët, dhe presioni sllav që donte të sllavizonte të gjithë ortodoksinë shqiptare. Të vetmit që rezistonin realisht kanë qenë katolikët shqiptarë.
Ortodoksët arbëreshë – shqiptarë me shumicë, të detyruar nga presioni i Stambollit, u shkruajtën sllavë, kurse me katolikët arbëreshë kjo ngjau vetëm, nga Mali i Zi e deri në Dalmaci, por edhe sot kroatët me origjinë arbërore e dinë këtë fakt dhe shkruhen si dalmatë e jo sllavë, pavarësisht se janë brenda kontekstit të gjuhës sllave të Kroacisë. Po dhe këtu ka një gjë: antiserbizmi dinjitoz kroat e ka marrë forcën nga tharmi iliro-arbëresh i kroatëve.
Shkenca shqiptare e antropologjisë, që ende nuk ekziston, duhet të fillojë punën njëlloj si çështja e gjuhësisë, paralel me çështjen e madhe të rishkrimit të historisë së Shqipërisë.
Kjo është një kohë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por shqiptarët janë në Shqipëri të uzurpuar nga antishqiptarët e korruptuar që, për të shpëtuar vetën dhe pasurinë e grabitur nga shqiptarët, goditën dhe nuk lejuan që të bëhej një punë akademike në lidhje me historinë dhe antropologjinë shqiptare.
Kjo është arsyeja që asnjëherë shteti shqiptar nuk pagoi në njëzet vjet studentë për të ndjekur studime në Oksford, në Kembrixh, në Harvard, në Jell, e ne universitete të tjerë të mëdhenj të ekselencës në Perëndim.
Kështu si sot, të gjithë e kanë hedhur vështrimin nga fqinjët aneksues dhe pushtues të territoreve shqiptare, me frikë e me datë ndaj tyre, historianë e politikanë – të trembur dhe në shërbim të atyre të cilët kanë 150 vjet që urrejnë gjuhën dhe historinë e Shqipërisë në vijën iloirë-arbër-shqiptarë.
Prandaj: Lufta antikorrupsion që po drejton politika amerikane me forcë në Shqipëri ka si qëllim që të ndihmojë shqiptarët të dalin nga sundimi antishqiptar njëqindvjeçar që i ka ardhur nga renegimi i elitave politike në favor të fqinjëve sllavë e grekë, pushtues dhe aneksues të mëdhenj të territoresh shqiptarë, por që menjëherë do të fillojë seleksionimi i ekselencës studentore shqiptare për të shkuar në universitetet prestigjozë në Angli e në Amerikë, dhe për të studiuar e për të themeluar shkencën e vërtetë e historisë dhe antropologjisë shqiptare. Kjo është domosdoshmëria jonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës