LAJMI I FUNDIT:

Detaji nga takimi historik që ka marrë vëmendjen e mediave: Edhe pse cigaret ishin mbi tryezë, Kim Jong-un nuk e ndezi asnjë

Detaji nga takimi historik që ka marrë vëmendjen e mediave: Edhe pse cigaret ishin mbi tryezë, Kim Jong-un nuk e ndezi asnjë

Kim Jong-un konfirmoi se i kishte shijuar një gotë gjatë takimit historik me Moon Jae-in, por ishte refuzimi i tij për të hequr dorë nga një tjetër ves që ka marrë vëmendjen e medias koreano-jugore.

Gjatë kursit të takimeve të tyre, Kim, i cili njihet si pirës i thekur duhani, nuk ndezi as edhe një cigare në praninë e Moon Jae-in, me sa duket në shenjë respekti për Presidentin koreano-jugor, që është plot 31 vite më i madh se ai.

Në fotografitë zyrtare të Koresë së Veriut, Kim shihet shpesh me një cigare në gishtat e tij, edhe në vizitat në një shkollë apo një spital fëmijësh dhe korrikun e shkuar u pa të pinte cigare edhe gjatë një lansimi rakete.


Por, të premten cigaret nuk u panë askund gjatë qëndrimit të tij në zonën e demilitarizuar, në bisedimet me Moon mbi një urë këmbësorësh në Panmunjon, edhe pse zyrtarët kishin lënë një paketë mbi tryezë.

Ai nuk e përdori as paketën me cigare që i ishte vendosur përpara në bisedimet e që shërbyen thjeshtë për të thyer akullin me Moon, në një dhomë pritjeje të Pallatit të Paqes.

Mund të themi me siguri se Kim ka shijuar një cigare në rrugën e kthimit për në Veri, pasi ai dhe Moon drekuan bashkë, ndërsa raportohet se ka shijuar pakëz nikotinë vetëm një herë në tokën koreano-jugore, qetësisht, duke “rrëshqitur” nga salla e banketit e tejmbushur, në mbrëmje, në një dhomë të ndarë.

Përveç respektit për Moon, zyrtarët koreano-jugorë besojnë se Kimi ka menduar se pirja e duhanit në mesin e bisedimeve për paqen dhe denuklearizimin mund të konsideroheshin si jopolitike.

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori