LAJMI I FUNDIT:

Detaje rreth vrasjes në Çair

Detaje rreth vrasjes në Çair

Ministria për punë të brendshme informoi se në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike punojnë në ndriçimin e vrasjes së ndodhur mbrëmë në komunën Çair të Shkupit.

Siç thuhet në kumtesën e MPB-së, në ora 22:26 në Njësinë për informata dhe komandë është denoncuar se në rrugën Llazo Trpovski, ka pasur të shtëna dhe një person të lënduar. Në terren është vërtetuar se në ora 22:20 në afërsi të çajtores “Dizelldorf”, personi I.A. (37) nga fshati Bllacë i Shkupit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduar ka mbetur Q.L. (52) nga Shkupi.

MPB konfirmon vrasjen e kryer mbrëmë në Çair
Lexo po ashtu MPB konfirmon vrasjen e kryer mbrëmë në Çair

Sipas MPB, para ngjarjes, I.A. dhe Q.L. kanë qenë në çajtore dhe kur kanë dalur prej aty, kanë hyrë në një veturë “Passat”, të parkuar në afërsi të çajtores, pronë e M.S.


I.A. është ulur në ulësen e shoferit, ndërsa Q.L. në ulësen tjetër. Pasi që kanë lëvizur në rrugën Llazar Trpovski në drejtim të rrugës ‘Brigada e dytë e Maqedonisë’, nga një distancë e afërt, në anën e vozitësit I.A., person i panjohur me armë zjarri ka qëlluar më shumë plumba në drejtim të veturës, me çka disa plumba kanë goditur I.A. nga të cilët ai ka marrë plagë fatale, ndërsa një plumb ka goditur Q.L. në supin e majtë dhe kryerësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. I lënduari Q.L. është dërguar në Qendrën urgjente të Klinikës “Nënë Tereza”.

Në vendin e vrasjes janë gjetur 11 mbetje të plumbave, ndërsa nga personi i ndjerrë janë marrë telefonë celularë, rrobat dhe mjete tjera personale dhe të gjithë sendet do të dërgohen për ekspertizë. Trupi i të ndjerit, me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar për autopsi në Institutin për mjekësi gjyqësore, thonë nga MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori