LAJMI I FUNDIT:

Detaje për maltretimin e fëmijës në çerdhen ‘Fidani’ në Çair

Detaje për maltretimin e fëmijës në çerdhen ‘Fidani’ në Çair

Kopshti për fëmijë ‘Fidani’ – Çair, përmes në kumtese me shkrim ka informuar se me shqetësim të madh janë përballur me lajmin rreth akuzës së dhënë ndaj Kopshtit për rrahjen e fëmijës dyvjeçar.

Kopshti për fëmijë “Fidani”, në kumtesë thotë se, duke qenë gjithmonë në anën e fëmijëve dhe së drejtës, në bashkëpunim me Organet kompetente Komunale dhe Inspektoratin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ka ndërmorrën masa konkrete për zbardhjen e ngjarjes. Duke marrë parasysh deklaratat e të gjithë të përfshirëve në këtë rast ishte edhe kërkesa e bërë nga ky subjekt, deri te Instituti i mjekësisë ligjore në Shkup, për realizimin ekspertizës ligjore për rastin në fjalë, respektivisht për konstatimin profesional se si janë marrë plagët e vogëlushit dyvjeçar, theksohet në kumtesën e Kopshtit Fidani.

Keqtrajtohet një fëmijë në çerdhen e Shkupit (Video)
Lexo po ashtu Keqtrajtohet një fëmijë në çerdhen e Shkupit (Video)

Nga ekspertiza e Institutit të mjekësisë ligjore në Shkup kanë dhënë këtë mendim:


“Ndryshimet e ngjyrës së lëkurës (mavijosja) janë në fazë të resorpcionit (absorbimit), me ngjyrë të përzier gjelbër-verdhë ose të verdhë, që do të thotë se janë shkaktuar më së paku para pesë ditëve. Ndryshimet e ngjyrës së lëkurës (mavijosja) janë lëndime që shkaktohen me veprim të drejtpërdrejt me ndonjë mjet të fort në trup, gjegjësisht mund të shkaktohen me goditje, rrëzim, ose me presion. Gjatë veprimit të forcës me mjet të fortë shkaktohet dëmtim i enëve të gjakut në dhe nën lëkurë, me ç’rast vjen deri te derdhja e gjakut në indin përreth. Mund të ndodhë, por më rrallë, hematomat e gjakut të kenë formë karakteristike dhe në bazë të pamjes së tyre të përcaktohet me çfarë mjeti janë shkaktuar. Këto lëndime më lehtë shkaktohen te fëmijët e vegjël dhe njerëz më të moshuar, gjegjësisht te ata mund të shkaktohen edhe me veprimin e një force me intensitet më të ulët. Sipas ngjyrës së hematomave të gjakut mund të përcaktohet, përafërsisht, koha kur janë shkaktuar plagët”.

Pas shqyrtimit të rastit, Këshilli Drejtues i Kopshtit, solli konkluzat se rasti të zbardhet sa më shpejt dhe të zgjidhet në mënyrë institucionale.
dhe se në rast të fajësisë do të ndërmerren të gjitha masat ligjore, njofton Drejtoria e Kopshtit “Fidani” – Çair.

Përndryshe, Astrit Iljazi, ditë më parë denoncoi se dyshon se fëmija i tij dyvjeçar është dhunuar nga të edukatoret e Kopshtit “Fidani”. Ai publikoi gjithashtu edhe një video, në të cilën shihen shenja dhune në trupin e fëmijës. Prindi e paraqiti rastin në polici dhe në drejtorinë e çerdhes dhe e ka angazhuar edhe Ministrinë e Punëve Sociale. Ngjarja u denoncua nga prindi më 3 nëntor ndërsa nëna e tij plagët ia kishte vërejtur një ditë para denoncimit. Ekspertiza u kry më datë 4 nëntor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori