LAJMI I FUNDIT:

Dështon miqësorja mes Kosovës dhe Bursaspor?

Dështon miqësorja mes Kosovës dhe Bursaspor?

Miqësorja mes përfaqësueses së Kosovës dhe kampionit të Turqisë, Bursaspor, e paraparë për 27 mars, është në prag të dështimit.

Sipas një njoftimi të Federatës së Futbollit të Kosovës, Federata Turke e Futbollit nuk e lejon skuadrën turke të zhvillojë këtë ndeshje për shkak se FFK-ja nuk është pjesë e UEFA-së dhe FIFA-s.

Ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi vetë nënkryetari i klubit të futbollit “Bursaspor” nga Turqia, Mustafa Yedikardesh, e konfirmoi miqësoren në një konferencë shtypi të zhvilluar në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokri, dhe ministri i ri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi.

“Krerët e klubit turk janë duke bërë përpjekje maksimale që të gjejnë mirëkuptim me federatën e tyre si dhe të gjejnë rrugë dhe mënyra që ndeshja të zhvillohet, sikur që edhe FFK-ja që është duke u angazhuar me të gjitha mjetet që ky takim të zhvillohet”, njofton FFK-ja. /Telegrafi/