Zhvillimet politike pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, dënimet drakonike dhe selektive të gjykatave, ngjarjet në BFI etj., kanë nxitur debat për një krizë të mundshme politike dhe dështim të zgjedhjeve presidenciale me mos arritjen e pragut të nevojshëm prej 40 për qind. Njohës të zhvillimeve politike në vend thonë se nëse dështojnë zgjedhjet në raundit e dytë, atëherë vendi do të futet nëpër labirinte krize, tepër të kushtueshme, shkruan gazeta KOHA.
“Gjykoj se është herët të flitet, ndonëse edhe ky skenar nuk mund të përjashtohet plotësisht, për shkak të zhvillimeve të fundit në BFI, në radhë të parë dhe implikimit të politikës dhe gjyqësorit – aty ku nuk do të duhej ta kishte vendin. Sidoqoftë, tejkalimi i pragut prej 40 për qind të daljes së votuesve, në raundin e parë, dhe fakti se gara zhvillohet mes Siljanovska-Davkovës dhe Stevo Pendarovskit, më bën të besoj se elektorati i kandidatit shqiptar Blerim Reka dhe votuesit e tjerë shqiptarë, të cilët më 21 prill qëndruan në shtëpi, edhe kësaj radhe do të jenë përcaktues, si për arritjen e censusit ashtu edhe për përcaktimin e fituesit. Skenari i dytë, ai i dështimit, s’do mend se do ta fuste vendin nëpër labirinthe krize, tepër të kushtueshme”, tha për gazetën KOHA, publicisti Seladin Xhezairi.
Nga ana tjetër, analisti Vele Mitanovski, vlerëson se për stabilitetin politik të vendit më shumë po punon bashkësia ndërkombëtare, sesa politika vendore.
“Kam ndjenjën se për vendin tonë më shumë punojnë miqtë tanë nga bashkësia ndërkombëtare, sesa vet ne. Mendoj se edhe ata, nga Brukseli dhe Uashingtoni, habiten, si ne, këtu, bëjmë për gjithçka Bajram. Nëse hyjmë në problem, ata na dalin në ndihmë. Nëse dalim nga ndonjë problem, ne menjëherë krijojmë një të ri. Sikur të jetojmë vazhdimisht në ndonjë krizë permanente politike. Problemi nuk është te populli. Ai edhe gjatë votimit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, tregoi se dinë se ku e kemi të ardhmen. Problemi është që popullin e udhëheqin politikan, ndërsa do të duhej të ishte e kundërta. Problemi është në elitat politike, të cilat nuk shohin larg. Problemi është në elitat politike, dhe në dominimin e skajshëm të interesave politike. Në një situatë të tillë, vendimmarrja rivendoset nga institucionet, dhe mbyllet në rrethin e ngushtë politik, në rastin tonë në korniza etnike”, deklaroi për gazetën KOHA, Mitanovski.
Shikoni, shprehet më tej ai, se çfarë po ndodh midis dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale. Tregtia, presionet me lojëra të vërteta, krijimi i problemeve të reja.
Ndërkohë, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 5 maj, partitë politike dhe kandidatët e tyre, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, janë lëshuar në “gjah” për të siguruar më shumë vota, që të arrihet pragu zgjedhor prej 40 për qind, por jo vetëm edhe ti fitojnë zgjedhjet. Dallimi midis këtyre dy kandidatëve është se njëri lufton që të marrë sa më shumë vota të komunitetit shqiptarë, rasti me Pendarovskin, ndërsa tjetri, kandidatja e opozitës maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova, është duke punuar për të motivuar sa më shumë votues të papërcaktuar që të dalin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Partitë dhe analistët e ndryshëm kanë filluar të kalkulojnë se cilat mund të jenë përfitimet më të mëdha për shqiptarët, nëse zgjidhet tani presidenti, apo nëse këto zgjedhje dështojnë dhe shkohet me variantin që ushtrues detyre i Presidentit të shtetit të jetë, Talat Xhaferi. Përgjigje të prerë ndaj kësaj dileme nuk ka, por përderisa ka dilema mund të ketë edhe qëndrime të fshehta politike për të cilat askush hapur nuk flet. Ndryshe nga raundi i parë, partitë politike shqiptarë, pjesëmarrëse në pushtet, kësaj here duken më të heshtura, sidomos PDSH-ja e Menduh Thaçit dhe ALTERNATIVA e Afrim Gashit të cilët në raundin e parë ishin më të zëshëm se sa vet Pendarovski dhe Zaev. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet
Zhduket një pushkë automatike në SP në Karposh të Shkupit, kallëzim penal për një police
I zhdukur prej 8 ditësh, gjendet i pajetë 63-vjeçari
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar