Dje e as sot deri në këto momente askush nuk e përmendi një faktor (plus) të rëndësishëm që ndikoi në dështimin e referendumit në Maqedoni.
Unë mendoj se lëkundja (në dukje) e marrëdhënieve mes Turqisë dhe SHBA-ve, në një mënyrë apo tjetrën ndikoi dukshëm në dështimin e këtij referendumi.
Përse them kështu?
Sepse, sa herë që Ballkani është lënë jashtë kujdesit intensiv të superfuqive, si dikur Perandoria Osmane, Austro-Hungaria e sot SHBA-të, Rusia nëpërmes Serbisë dhe sllavëve të tjerë ortodoksë ka ditur të befasojë. Për Rusinë, Ballkani është po aq i rëndësishëm sa është edhe për NATO-n e posaçërisht për SHBA-të. Dhe, sa herë që Ballkani lihet qoftë edhe pa dashur në harresë, Rusia do të bëjë ç’është e mundur për ta mbushur vakuumin e krijuar aty.
Andaj, fuqive të mëdha gjithnjë u nevojitet një pykë-shtet që do t’i ruante baraspeshat në rajon dhe interesat e superfuqive aty.
Mos të harrojmë. Nëpër regjione të ndryshme të botës, si në Kore, në Vietnam, në Indi, në Pakistan, në Afganistan, në Irak, në Siri, në Libi, e së fundmi edhe në Ballkan, Turqia për SHBA-të ka luajtur një rol të rëndësishëm – siç thonë amerikanët dhe turqit – për ruajtjen e paqes globale.
Që nga Lufta e Parë Botërore, pra, menjëherë pas rënies së Perandorisë Osmane, kjo Turqi ka pasur marrëdhënie (detyrimisht) të mira me Amerikën dhe Gjermaninë. Me gjithë acarimet e herëpashershme mes Turqisë dhe SHBA-ve, pra, edhe atëherë kur Ushtria turke invadon Qipron Veriore pa lejen e SHBA-ve ku edhe i jep një goditje të rëndë Greqisë, marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve asnjëherë nuk kanë eskaluar. Mendoj se nuk do të eskalojnë as tani kur SHBA-të po bëjnë një luftë ekonomike kundër lirës turke. Sepse, në këtë “luftë”, humbës real do të dalin interesat amerikane në rajon, por jo aq shumë Turqia. Turqia veç ka filluar të fus në tregun botëror lirën e saj, e kjo është një e arritur e madhe për Turqinë.
Mos interesimi i Turqisë për referendumin në Maqedoni, pra, të qënët e Turqisë spektatore pasive, nga larg, i kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme për BE-në, NATO-n dhe SHBA-të, domosdo ka bërë që Rusia të korrë edhe një fitore të rëndësishme në Ballkan. Nëse vazhdohet me këtë tempo, ta quaj të dobësimit të ekonomisë turke, rrjedhimisht të dobësimit të ndikimit të saj nëpër zona të ndryshme të botës, aty ku nuk vepron Turqia si aleate strategjike e SHBA-ve, e Gjermanisë dhe e NATO-s, aty do të intervenojë Rusia. Është ligj i pashkruar ky, i marrëdhënieve të tanishme ndërkombëtare.
E, se a do të arrijë Maqedonia ta riparojë këtë “gabim” të Perëndimit, mbetet të shihet në ditët në vijim. Opsion ka mbetur vetëm fuqia që mund të krijohet nga disa kostelacione ligjore e kinse kushtetutare që do të aktivizohen nëpërmes matematikave, tani për tani imagjinare, në Parlamentin e Maqedonisë…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës