LAJMI I FUNDIT:

Dështimi nuk është fitore

Të gjithë flasim për një Kosovë evropiane, për integrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, për hyrjen e Kosovës në NATO, për liberalizimin e vizave, për rregullimin e kufijve e për pretendime tjera që Kosova duhet t’i realizojë. Për të gjitha duhet të plotësohen disa kushte: zhdukja e korrupsionit, krimit të organizuar, funksionimi i pavarur i gjyqësorit e standarde tjera, për mosplotësimin e të cilave Kosova kritikohet që 13 vite.

Kur është fjala te kritikat, secili duhet ta pyes veten sa kemi punuar për t’i plotësuar këto kushte? Sa kemi arritur progres nga viti 2000 e deri sot? Ku ka qenë Kosova dhe ku është? Sa kanë kontribuar ata që i kemi votuar e i kemi zgjedhur për të na përfaqësuar?

Në të gjitha këto zhvillime politike, që nga 24 marsi i vitit 1999 kur NATO-ja bombardoi caqet ushtarake e policore serbe, e gjer më sot, skemën politike kosovare e ka përcjellë një pasivitet. Lidershipit të Kosovës i ka munguar siguria në vendimmarrje. Nuk ka punuar sa duhet në bashkëpunim me partnerin strategjik, siç janë SHBA-të, ndërsa ka munguar bashkëpunimi më intensiv me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi e Kosovën Lindore…


Gjatë gjithë kësaj kohe ka munguar profilizimi i elitave politike dhe unifikimi i Akademive të Artit dhe Shkencës në Shqipëri dhe Kosovë. Pra, unifikimi shpirtëror i njerëzve të dijes dhe të shkencës, në korrelacion me shtetin, ndërtimin e strategjive dhe doktrinave për të tashmen dhe të ardhmen.

Ka vite që skenës politike kosovare dhe gjithëshqiptare i mungon një zë i fuqishëm dhe konstruktiv opozitarë. Në skenën politike kosovare është vërejtur dhe vërehet një uniformizëm politik, ku vetëm “selamet nga Brukseli” mund t’i ndryshojnë gjërat ne lëmshin e politikës dhe vendimmarrjes.

Kjo sjellje nuk i bën mirë perspektivës dhe integrimeve mbarëshqiptare. Nga ky rrafsh kanë përfituar individët, aty-këtu edhe ndonjë lider që i ka shërbyer mirëmbajtjes së politikave balancuese për ta mbajtur të gjallë status quon e cila gjerë më tani e ka sjellë situatën në mungesë stabiliteti në gjithë vendin.

Kjo nuk do koment, sepse shihet dhe përjetohet për çdo ditë, siç shihet dhe vërehet çdo ditë lufta e klasave dhe përplasjet mes tyre. Kjo gjendje e ka sjellë Kosovën para një përgjegjësie të madhe: edhe pse u dashtë te presim tetë vite për ta shpallur Kosovën të pavarur, të gjithë ishim të kënaqur sepse u arrit ky qëllim. Por, pas tri-katër vitesh, Kosova u kthye prapa: BE-ja dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, për ta kënaqur Serbinë, ia hoqën pavarësinë duke e kthyer atë në gjendje të para gjashtë-shtatë vitesh.

Kjo situatë u debatua edhe në Kuvendin e Kosovës. Nga opozita dhe nga disa të pozitës u vlerësua e dëmshme për vendin. Ligjvënësit akuzuan qeverinë se me kompromisin për fusnotën, që në përmbajtje ka Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, është dëmtuar shtetësia e Kosovës. E BE-ja ua lë organizatorëve të vendosin ku ta vënë atë…

Fusnota e ka edhe një të keqe tjetër: është paralojë për marrëveshjen rreth veriut, që nënkupton një lloji autonomie për veriun në shkëmbim për njohje, qoftë edhe të heshtur të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Kjo e fundit prek edhe në kufijtë dhe integritetin e Kosovës.

Të gjitha këto propozime, vendime, konkluzione, marrëveshje, fusnota etj. i kemi dhuratë nga klasa politike kosovare. Deshëm apo jo fusnota ka shkaktuar konfuzion dhe paqartësi brenda në vend, por edhe në bashkësinë ndërkombëtare. Qasja politike e lidershipit në rastin e fusnotës, por edhe në disa raste tjera, nuk është treguar e zgjuar e as vizionare. Tani, pasi ka ndodhur kjo fatkeqësi, ata duhet të ulën e të mendojnë se si të tejkalohet kjo krizë.

Klasa politike duhet të jetë e vetëdijesuar nivele që dështimet të mos na i paraqes si të arritura e fitore.

Në trend

Më shumë

"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës

Magazina
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin

Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin

Magazina
Kalo në kategori