Përveç vajzës 26- vjeçare që u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion me tre klientë njëherësh, Policia e Tiranës ka identifikuar edhe 5 vajza të tjera që ishin rekrutuar nga grupi që u godit dy ditë më parë.
Bëhet fjalë për 5 studente në fakultete të ndryshme në kryeqytet, të cilat janë shfrytëzuar për prostitucion nga dy të arrestuarit e operacionit “Free time”, Maria Th. dhe 38-vjeçari M. Çela, si dhe tre persona të tjerë, që janë shpallur në kërkim.
Burime nga grupi hetimor thanë dje se ndaj tyre ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa secilës u është marrë deklarim për të shpjeguar rrethanat se si ishin përfshirë në rrjetin e prostitucionit. Të njëjtat burime thanë se studentet kanë pranuar se kanë ushtruar prostitucion, nisur edhe nga nevoja ekonomike që kanë pasur.
Ndërsa kanë identifikuar si organizatore të grupit 26-vjeçaren Maria, tashmë e arrestuar nga Policia. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se përveç tyre, janë edhe vajza të tjera që mund të kenë ushtruar prostitucion për llogari të personave të arrestuar, raporton “Panorama”.
Rekrutimi
Duke shpjeguar rrethanat se si funksiononte grupi, Policia e Tiranës tha se Maria Th., 26 vjeçe dhe 38-vjeçari M. Çela ishin personat që gjenin dhe rekrutonin vajza për ushtrim prostitucioni. Klientët ishin kryesisht persona me një pozicion të lartë ekonomik, mes të cilëve edhe biznesmenë italianë që administrojnë call-center-a në Tiranë.
Çmimet për disa orë me një prej vajzave në motelet rreth Liqenit Artificial varionin nga 50 deri në 100 euro. Por në rastet kur mes klientëve dhe vajzës arrihej marrëveshja për orgji, me 2 ose 3 klientë njëherësh, pagesa shkonte deri në 250 euro. Ndërsa vajzat që janë shfrytëzuar për prostitucion për llogari të këtij grupi treguan mënyrën se si hynin në kontakt me tutorët.
Sipas tyre, ishte vetë Maria ajo që i kontaktonte. Fillimisht në rrjetin social “Facebook”, ku bëhej biseda paraprake dhe më pas u linte takim, ku u shpjegonte hollësisht se si duhej të vepronin. Vajzat janë shprehur se fillimisht kanë refuzuar, por më pas, nevoja për para i ka shtyrë ato që të pranojnë.
Tutorja
Vajza nga Korça, Maria Th., e arrestuar tashmë për shfrytëzim prostitucioni, disa muaj më parë ka qenë një prej viktimave të trafikut. Në një operacion të Antitrafiqeve të Tiranës, që u zhvillua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në tetor të vitit të kaluar, Maria u ndalua kur një grup personash që u arrestuan nga Policia, po tentonin ta trafikonin drejt Gjermanisë.
Maria, bashkë me një vajzë tjetër, në atë kohë u konsideruan viktima të trafikut dhe u strehua në një qendër pritjeje në Tiranë, por edhe u proceduan në gjendje të lirë, pasi kishin ushtruar prostitucion në disa zona të ndryshme të Tiranës. Nga viktimë trafiku, tashmë Maria ishte kthyer në tutore të vajzave të tjera, kryesisht bashkëmoshatare të saj dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë