LAJMI I FUNDIT:

​Deri më tani vetëm një kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore

​Deri më tani vetëm një kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore

Milan Radojevic, nga Lista Serbe, është i vetmi kandidat që ka aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se deri në mesditën e sotme, pra e enjte 29 tetor KQZ ka pranuar një aplikim nga ana e subjektit politik Lista Serbe, pra aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.


Për Komunën e Podujevës, ai tha se nuk ka ka pasur nevojë për certifikim të ri pasi që kjo është kryer gjatë muajit shkurt kur është dashur të mbahen zgjedhjet për këtë komunë.

Ai bëri të ditur se afati për certifikim për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut përfundon nesër.

“Ky afat sipas afateve të përcaktuara nga ana e KQZ-së përmbyllet me 30 tetor dhe deri në orën 18 KQZ do të pres aplikimet e subjekteve politike të cilat duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Pas përfundimit të kësaj periudhe KQZ do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet dhe pastaj do të vendos lidhur me certifikimin ose jo të tyre”, tha ai.

Zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut po ndodhin pasi kryetarët kanë dhënë dorëheqje për të marrë pozita në qeverinë e vendit. Qytetarët e këtyre dy komunave do t’i drejtohen kutive të votimit me 29 nëntor. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori