Deri në gjashtë orë pritje për shërbime specialistike në ambulancat e QKUK-së
Pritjet e gjata për të marrë shërbime specialistike në ambulancat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë bërë shumë të mundimshme për qytetarët.
Ata janë të obliguar të zgjohen herët dhe të presin me orë të tëra nëpër recepsione, dhe nëse kanë fat, kontrollohen.
Numri i madh i pacientëve në këto klinika, sipas drejtuesve në QKUK, ndodh për shkak të numrit të lartë të rasteve që referohen nga komunat e tjera të Kosovës.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Hamit Hajdari nga Kaçaniku tregoi se ishte zgjuar në orën 05:00 të mëngjesit për të arritur i pari në njërën prej ambulancave specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Për Hajdarin që udhëtoi rreth 60 kilometra, pritja ishte e gjatë dhe e mundimshme.
“Në orën 6:30 na kanë thënë të jemi këtu, për t’i marrë numrat. Me vite është ky sistem i punës kështu. Vjen pacienti pret, qe, siç e shihni edhe vetë. Kjo nuk është në rregull se është një pritje shumë e gjatë e panevojshme”, thotë Hajdari.
“Nëse arrin ta marrësh numrin herët, kryen punë i pari, nëse vjen me vonesë siç vijnë disa, mbetesh nga ora 6:00 deri në orën 12:00 të ditës”, thotë ai.
Pacientët duhet të jenë para orës 07:00 në ambulancën e QKUK-së.
Ata duhet ta zënë radhën, në të kundërtën mund të mbesin pa kryer kontrolle pasi që mjekët kanë një numër të caktuar të pacientëve që kontrollojnë brenda ndërrimit.
Pas orës 07:30, pjesëtarët e sigurimit i lejojnë pacientët të afrohen pranë sportelit për t’u regjistruar dhe për të marrë një numër – por sërish presin.
Pacientët janë nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Me numrin e lartë të pacientëve që referohen këtu, mjekët e kanë të caktuar kohëzgjatjen e një vizite – ajo mund të jetë nga 10 deri në 20 minuta.
Por, jo gjithmonë vijnë edhe mjekët.
“Jam zgjuar në orën 05:00, jam përgatitur. Deri në Malishevë kam ardhur… në Malishevë, në 6:10, e kam pasur autobusin dhe kam ardhur këtu, në orën 07:00, në Prishtinë. Kam pritur në radhë, e kam marrë numrin… numrin 6 e kam. Tash pres derisa të vijë mjeku. Besoj që një orë e gjysmë duhet të pres, dy, derisa të vijë mjeku”, tregon Idriz Sertolli, i cili kishte udhëtuar nga Malisheva, mbi 40 kilometra larg Prishtinës.
Pritja vazhdon derisa mjekët apo drejtorët e klinikave i kryejnë vizitat e para në klinikat ku punojnë dhe më pas fillojnë punën në ordinancat specialistike.
“Kirurgjia plastike dhe stafi i mesëm, edhe mjekët, edhe këta jemi shumë të angazhuar gjatë vizitave ambulantore. Kemi dashur ta zvogëlojmë numrin, por meqenëse është numri i madh, atëherë jemi duke u munduar ta mbajmë standardin evropian, i cili është 17-18 pacientë ambulantorë. Ne kemi shkuar edhe në njëzet, me qëllim që ta rrisim, mirëpo po kemi raste që të hënën, na rritet numri [i pacientëve] deri në dyzet – ajo është e pamundshme. Për atë kemi pakënaqësi të palëve”, thotë për Radion Evropa e Lirë Agim Berisha, mjek i kirurgjisë plastike.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Elvi Azizi, thotë se po punohet për lehtësimin e kontrolleve të pacientëve në ambulancat specialistike.
Ai thotë se shërbimet që ofrohen në ambulancat e QKUK-së, duhet të jepen edhe në spitalet rajonale.
“Për momentin, jemi duke punuar në dy drejtime. Drejtimi i parë është aspekti organizativ, që nënkupton organizimin e punës duke e ofruar një listë të shërbimeve të garantuara për secilin spital të përgjithshëm regjional, ku e përfshijmë edhe QKUK-në”, thotë Azizi.
Kjo, sipas tij, bëhet për t’i orientuar pacientët kah spitalet regjionale.
“Aspekti i dytë, me të cilin jemi duke u marrë, është aspekti teknik, që nënkupton digjitalizimin e shërbimeve, i cili do të na mundësojë një caktim më të mirë të terminëve për pacientët”, thotë Azizi.
Në total janë 22 ambulanca të klinikave të ndryshme spitalore të QKUK-së.
Gjatë një dite, aty marrin shërbime mbi një mijë pacientë.
Në mesin e tyre ishte edhe Hajdari që pas gati katër orësh arriti ta kryente kontrollin për të cilin kishte ardhur.
“Po, pas një pritjeje prej tri orësh e gjysmë, katër, arrita në fund ta kryej kontrollin. Është një pritje shumë e gjatë”, thotë ai.
Se ka numër të madh të pacientëve në ambulanca specialistike në QKUK, e tregojnë edhe të dhënat zyrtare.
Nga muaji janar e deri më 20 nëntor, në këto klinika kanë marrë shërbime rreth 220 mijë pacientë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit që vrau gruan e tij në Pejë
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin
Bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian