LAJMI I FUNDIT:

Derbi shqiptar dhe sfida të nxehta në javën e dytë

Derbi shqiptar dhe sfida të nxehta në javën e dytë

Të dielën, më 18 gusht, rikthehen emocionet e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, me disa ndeshje që pritet të sjellin spektakël në fushën e gjelbër. Edhe kjo javë sjell dy përballje të nxehta mes ekipeve shqiptare, ashtu sikurse ishte javën e parë.

Gostivari dhe Shkupi, pas barazimeve në javën hapëse, do të kërkojnë fitoren e parë të sezonit në një duel të fortë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Shtip, ku Gostivari luan si nikoqir. Ndërkohë, Struga, kampioni aktual, pas fitores minimale ndaj Tikveshit, pret debutuesin Besa nga Dobërdolli, e cila pësoi humbje nga Shkëndija në javën e parë. Kjo ndeshje do të jetë një sfidë e madhe për ekipin e Besës.

Ekipi kuq e zi nga Tetova, Shkëndija, përballet me Rabotniçkin e Shkupit në një tjetër ndeshje interesante, ku të dyja ekipet do të kërkojnë të tregojnë forcën e tyre. Voska Sport nga Ohri, pas barazimit ndaj Shkupit, është mysafire e Tikveshit dhe synon një tjetër rezultat pozitiv nën drejtimin e trajnerit Seit Kreka.


Në duelet tjera të së dielës, do të përballen Sileksi me Breran. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në ora 17:00, përveç takimit mes Vardarit dhe Pelisterit, i cili luhet në ora 20:00. Kjo javë premton një futboll të nivelit të lartë, me shumë emocione dhe rivalitet.

Në trend Sport

Më shumë
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton

Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër

La Liga
Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

La Liga

"Do t'ju mallkojë historia..." - Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Sport vendor
Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Premier League
Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit

Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit

La Liga
Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë

Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori