LAJMI I FUNDIT:

Derbi i javës në Gjakovë

Derbi i javës në Gjakovë

Takimi kryesor i javës së 10-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve është ai ndërmjet Vëllaznimit të përforcuar dhe Kosovës së Vushtrrissë, i cili zhvillohet të shtunën në Gjakovë.

Në takimet tjera priten ndeshje të lehta për favoritët. Pretendenti kryesor për të fituar titullin kampion dhe Kupën e Kosovës, Besa Famiglia udhëton në Gjilan. Skuadra e pamposhtur deri më tashti ndeshet me Dritën, në duelin që është favorite, e që zhvillohet sot nga ora 13:30.

Përballje paksa më interesante, edhe pse të dyja skuadrat nuk kanë ambicie të mëdha këtë sezon, është edhe ajo ndërmjet Drenicës dhe Trepçës, që gjithashtu luhet ditën e shtunë nga ora 14:30. Po këtë ditë luhet edhe ndeshja Kastrioti – Samadrexha (19:00). Prishtina takimin e vet të kësaj jave e ka zhvilluar në mesjave, kur e mposhti bindshëm Llapin me rezultat 31:25. /Zëri/Telegrafi