Telegrafi

Dera ka qenë e mbyllur dhe ky veprim ua ka shpëtuar jetën, zjarrfikësit shpjegojnë pse është e rëndësishme ta bëni këtë para se të flini (Foto)

Zjarrfikësit në New Fairfield në Conecticut, kanë publikuar fotografitë e një dere që ishte përfshirë nga zjarri.

Nga pjesa e brendshme, dera dukej pothuajse e padëmtuar me ngjyrë të bardhë, derisa ana tjetër ku kishte shpërthyer zjarri dëmet ishin shumë të mëdha. Ishte pothuajse e zezë, transmeton Telegrafi.

Zjarrfikësit me këtë kanë dashur të këshillojnë qytetarët se sa e rëndësishme është të mbyllen dyert e dhomave, nëse ndodh shpërthimi i ndonjë zjarr në hapësira tjera të shtëpisë apo apartamentit.

Për fat të mirë në shtëpinë që kishte shpërthyer zjarri askush nuk është lënduar, pasi që zjarrfikësit kishin arritur të shpëtojnë anëtarët e një familje dhe qenin e tyre.

“Këto fotografi tregojnë se sa e rëndësishme është që në dhomën ku flini ta mbyllni derën. Prindërit nganjëherë mezi arrijnë t’i bindin fëmijët të flenë në dhomë me derë të mbyllur pasi që frikësohen, por duhet shpjeguar se një veprim i tillë mund t’ua shpëtojë jetën nëse shpërthen ndonjë zjarr”, kanë shkruar zjarrfikësit amerikanë. /Telegrafi/