LAJMI I FUNDIT:

Deputeti serb: Veselinoviq dhe Radoiçiq janë kriminelë e mafiozë, mbështeten nga pushteti

Deputeti serb: Veselinoviq dhe Radoiçiq janë kriminelë e mafiozë, mbështeten nga pushteti

Deputeti serb i Partisë Popullore, Borisav Novakoviq, ka akuzuar pushtetin në Beograd se po i mbështetë të sanksionuarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Novakoviq i ka quajtur të dy kriminelë dhe mafiozë të cilët torturojnë edhe qytetarët e Novi Sadit.

“Bëhet fjalë për grupin më të madh kriminal të organizuar në vend, po foli për Zvonko Veselinoviqin dhe Radoçiqin, dhe për atë se ata janë të mbështetur nga ky pushtet, për atë se ju i favorizoni, për atë se ju i jepni punët… Nuk është Zvonko Veselinoviq në Kosovë, ai jeton në Novi Sad, dhe orkestron me skenën kriminale të Novi Sadit dhe të gjithë shtetit këtu dhe ju e dini që ai është mafioz dhe ju e dini që ai është kriminel dhe nuk keni guxim ta përmendni emrin e tij”, tha Novakoviq.


Novakoviq ka akuzuar gjithashtu edhe Andrej Vuçiq, vëllain e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që tha se ai kujdeset për pjesën politike ndërsa Veselinoviqi për atë të krimit.

“Unë si deputet nga Novi Sadi kam të drejtë ta them këtë, kam të drejtën ta them se qyteti im nuk do të jetë më qyteti i okupuar, se nuk do të lejojmë që Novi Sadi të përjetojë torturën e Zvonko Veselinoviqit e Andreja Vuçiqit. Andreja Vuçiqit i cili udhëheq me proceset politike dhe Zvonko Veselinoviqit që udhëheq me punë kriminale. Këtë nuk do ta lejojmë kurrë. Novi Sadi ka integritet, ka krenarin e vet. Do të jemi qyteti i lirë shumë shpejt kur këta dy njerëz Andrej Vuçiq dhe Zvonko Veselinoviq ndalojnë me torturimin e qytetit”, tha ai, raporton kp.

Gjatë fjalimit të tij, deputeti serb ka marrë duartrokitje nga kolegët e tjerë të pranishëm në seancë.

Milan Radoiçiq, që është nënkryetar i Listës Serbe, akuzohet për vepra të ndryshme penale, njëjtë sikurse edhe Zvonko Veselinoviq, që janë identifikuar si organizatorë të trazirave në veri të vendit. /kosovapress/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori