LAJMI I FUNDIT:

Depp fillon xhirimet e filmit të ri “Pirates of the Caribbean”

Depp fillon xhirimet e filmit të ri “Pirates of the Caribbean”

Xhirimet e filmit më të ri “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales” pritet të vazhdojnë muajin e ardhshëm, pasi aktori Johnny Depp është rikuperuar nga lëndimi i dorës.

Revista “The Hollywood Reporter” raporton se aktori pritet tu rikthehet xhirimeve në Australi më 15 prill pas trajtimeve për lëndimin e dorës.

Xhirimet e filmit ishin paraparë që të fillonin në fillim të muajit mars, por lëndimi i dorës ia pamundësoi fillimin e punës aktorit i cili tani është shprehur i gatshëm për skenat e reja.

Pjesës së pestë të filmit i kanë mbetur edhe 14 javë xhirime ndërsa premiera e filmit pritet të shfaqet më 7 korrik të vitit 2017. /Telegrafi/