LAJMI I FUNDIT:

Deponon në bankë 500 euro të falsifikuara, polici nis hetimet

Deponon në bankë 500 euro të falsifikuara, polici nis hetimet

Të mërkurën në Malishevës, një person ka deponuar në bankë një monedhë të falsifikuar, në vlerë 500 euro.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka deponuar në bankë një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raport.


Bëhet e ditur se kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar, dhe rasti është në hetime.