Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës deri më tani ka pranuar disa kërkesa nga avokatët për pagesën e tyre lidhur me mbrojtjen e të akuzuarve pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Në këtë ministri deklaruan për Radion Evropa e Lirë se të njëjtat janë në fazën fillestare të shqyrtimit nga komisioni i ministrisë i cili do të vendosë mbi bazën e parimeve dhe kritereve të cekura me ligj dhe udhëzimet përkatëse.
Institucionet e Kosovës tashmë kanë bërë të ditur se aktualisht janë rreth shtatë milionë euro të ndara për vitin e ardhshëm për të akuzuarit në Hagë, kurse trembëdhjetë milionë euro të tjera janë rezervë.
Të akuzuar në Hagë, aktualisht, janë ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe ish-krerët e UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si dhe Salih Mustafa. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë të akuzuarit tashmë kanë ekipet mbrojtëse të përbërë nga avokatë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Sipas ministrisë, materialet që ndërlidhen me Dhomat e Specializuara janë të klasifikuara me vendimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, të nivelit ‘sekret’, kurse sa i përket aspekteve financiare, “në një fazë të mëvonshme” ministria do të japë informacion shtesë për opinionin, duke i bërë publike shpenzimet javore të ministrisë, ku do të përfshihen edhe shpenzimet që ndërlidhen me këtë proces.
Ministria aktuale e Drejtësisë, megjithatë, nuk ka dhënë informacione të tjera lidhur me atë se si do të bëhet vlerësimi dhe pagesa e punës së avokatëve.
Sipas një udhëzimi nga 16 nëntori 2020, ministria do ta ketë diskrecionin që të negociojë një marrëveshje për pagesë mujore fikse me mbrojtësin e autorizuar. Në të njëjtin udhëzim është paraparë model marrëveshje, që parasheh se “çdo komunikim në të ardhmen në mes të avokatëve dhe klientit, ose në mes të avokatëve dhe ministrisë është rreptësisht konfidencial”.
Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thekson se ligji i aplikueshëm në Kosovë, nuk lejon që pagesat për avokatë të jenë sekrete.
“Përkundrazi, duhet të jenë transparente dhe të sigurohet që të gjithë të akuzuarit, trajtohen drejt, në mënyrë të barabartë”, thotë ai.
Ai shton se “një qasje e tillë e cenon rëndë parimet e transparencës, llogaridhënies dhe mundësisë për të trajtuar në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe sipas kushteve të njëjta të gjithë personat e akuzuar”.
Avokati Valon Hasani, i cili është avokat mbështetës i avokates Venkateswari Alagendra, e cila e mbron të akuzuarin Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, nuk ka dashur të flasë nëse ka bërë ndonjë kërkesë për çështje pagese në Ministrinë e Drejtësisë.
“Nuk mund t’ju them asgjë. Nuk jam avokati kryesor në rast”, ka thënë Hasani.
Ndryshe, ish-qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka marrë vendim në janar të vitit 2019 që “informacionet që ndërlidhen me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, janë të nivelit ‘sekret’ dhe mbrohen nga qasja e personave të paautorizuar.
Sipas vendimit, përjashtim janë informatat që kanë të bëjnë me mjetet e shpenzuara financiare përkitazi me mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare që ndërlidhet me Dhomat e Specializuara”.
Në arsyetimin e qeverisë ceket se “është vlerësuar se hapja e paautorizuar e informacioneve të tilla do t’i dëmtonte seriozisht interesat e sigurisë së Kosovës, si dhe informacionet e tilla kanë të bëjnë, ndër të tjera, edhe me marrëdheniet me jashtë të Republikës së Kosovës”.
Sipas Ligjit, çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.
Kurse, me udhëzimin administrativ MD – Nr. 02/2020, të datës 24 korrik 2020, të nënshkruar nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përcaktohet se mbulimi financiar i avokatëve, bëhet në bazë të tarifave të përcaktuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës; tarifave për avokatë në Holandë; tarifave të shtetit prej nga vjen mbrojtësi dhe tarifave për mbrojtje juridike të personit të akuzuar potencial të Dhomave të Specializuara.
Lidhur me këtë çështje, nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, thanë për Radion Evropa e Lirë se “do t’i zbatojnë në përpikëri dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen financiare për mbrojtjen e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara”.
Nga ana tjetër, disa qytetarë nga Prishtina me cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kryesisht janë kundër asaj që me para të shtetit të paguhen avokatët e të akuzuarve për krime lufte në Kosovë, por insistojnë edhe për transparencë.
Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë, të cilat përmenden në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës