Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me Ministrin e Financave, Bedri Hamza, po qëndrojnë në Uashington, ku morën pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare për çështje ekonomike, me fokus të veçantë, të energjisë.
Ministrat Lluka dhe Hamza zhvilluan takim me Cyril Muller, Zëvendës President i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, si dhe Laura Tuck, Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Zhvillim të Qëndrueshëm ku u njoftuan me dinamiken e punëve dhe progresin në fushën e energjisë, me theks aprovimin e Strategjisë së Energjisë 2017-2028.
Kreu i MZHE-së, gjatë takimit theksoi rëndësinë e strategjisë në avancimin e bazës ligjore si dhe krijimit të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm në fushën e energjisë.
Muller përgëzoi Ministrin Lluka për aprovimin e strategjisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij në implementimin e projekteve që dalin nga kjo strategji, me theks në ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese siç është Termocentrali Kosova e Re, zhvillimin e projekteve nga fusha e burimeve të ripërtitshme si dhe mbështetje shtesë për investime në masa të efiçiencës.
Gjithashtu, ministri Lluka u takua me Georgina Baker, Zëvendëspresidente e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Evropë dhe Azi, ku tema kryesore e takimit ishte financimi i projekteve në fushën e energjisë dhe ujërave. Baker, ritheksoi gatishmërinë e IFC-së për mbështetjen e projekteve në këto fusha, duke konsideruar që ato përmbushin kriteret e financimit.
Ministri Lluka gjatë vizitës në Uashington DC gjithashtu është pritë nga drejtoresha e Zyrës për Evropë Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Suzan Falatko, e cila ka konfirmuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit në zhvillimin e projekteve në fushën e energjisë dhe në implementimin e plotë të strategjisë së energjisë.
Po ashtu në ditën e fundit të qëndrimit të tij në Uashington, ministri Lluka ka hapur punimet e punëtorisë për zhvillimin e Minierës së Re të thëngjillit në Kosovë, organizuar nga Departamenti Amerikan i Tregtisë, ku prezent ishin Zëvendës Sekretarja e Ekonomisë, Karen Dunn Kelley dhe Avokati i Përgjithshëm, Peter B. Davidson.
Në fjalimet e këtyre të fundit, u ritheksua vendosmëria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përkrahur Kosovën drejtë rrugëtimit të zhvillimit të vendit, me fokus të veçantë, në zhvillimin ekonomik. Në këtë tryezë ishin të pranishëm rreth 10 kompani të mirënjohura amerikane në fushën e minierave siç janë: General Electrics, Komatsu, North American Coal, National Mining Association, Bechtel Equipment Operations dhe Westmoreland.
Në të gjitha takimet, Ministri Lluka ka ritheksuar se siguria e furnizimit me energji, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mbetet prioritet i punës së tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës