Ekspertët juridikë në Maqedoni thonë se në rastet kur mungojnë numrat në Parlament, për të marrë vizë vazhdimi i punës së Prokurorisë Speciale Publike, atëherë për t’i mundësuar këtij institucioni të vazhdojë hetimet që ndërlidhen me përfshirjen e ish-zyrtarëve të lartë të vendit në aktivitete kriminale, zgjidhja më e mirë në bazë të ligjit është ngritja e një departament të veçantë në kuadër të Prokurorisë së Përgjithshme.
Në bazë të ligjit që u themelua Prokuroria Speciale Publike, ky institucion ka pesë vjet afat t’i përfundojë procedurat para gjykatave për të cilat tanimë ka dorëzuar aktakuza, përderisa afati për të ngritur aktakuza skadon në fund të këtij muaji.
Prokuroja Speciale Katica Janeva ka kërkuar nga shumica e re parlamentare të fshijë, ndryshojë apo anulojë nenin e ligjit që kufizon në afat kohor ngritjen e akuzave të Prokurorisë Speciale, siç ka theksuar ajo, për t’i mundësuar këtij institucioni që deri në fund t’i hetojnë veprat penale të cilat ndërlidhen me bisedat e përgjuara.
Por, kjo kërkesë duket e pamundur për tu realizuar sepse për të pësuar ndryshime ligji në fjalë, nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, përkatësisht nevojiten votat edhe të OBRM-PDUKM-së, për zyrtarët e së cilës parti “specialja” zhvillon hetime.
Jovan Tërpenoski për Radion Evropa e Lirë thotë se është e pamundur që deputetët e OBRM-PDUKM-së të votojnë pro vazhdimit të punës së Prokurorisë Speciale Publike, sepse vota pro “speciales” do të thotë një hap drejt burgut.
Tërpenoski thotë zgjidhja më e mirë në këto rrethana është krijimi i një departamenti special në kuadër të Prokurorisë së Përgjithshme, i do të drejtohej po nga i njëjti ekip që aktualisht është në Prokurorinë Speciale.
“Është joreale, që të shpresohet se partia, zyrtarët e së cilës duhet të shkojnë pas grilave, të votojë pro vazhdimit të punës së këtij institucioni. Më reale është opsioni i dytë, që Prokuroria Speciale të funksionojë si departament i veçantë në kuadër të Prokurorisë së Përgjithshme me të njëjtën ekip dhe të njëjtat kompetenca, duke hetuar të gjitha lëndët për të cilat ka indice se struktura të caktuara udhëheqëse kanë shpërdorë pozitën”, thotë Tërpenoski.
Ekspertët juridikë njëherësh nënvizojnë se në asnjë mënyrë pengesat juridike për funksionimin e Prokurorisë Speciale nuk duhet të pamundësojnë vazhdimin e hetimeve sepse krimi paraqet “gangrenë për shoqërinë” dhe si i tillë duhet të çrrënjoset deri porën e fundit.
Osman Kadriu, ish-gjykatës, thotë se Prokuroria Speciale Publike kishte shumë obstruksione në punën e saj dhe do të vazhdojë të ketë edhe në të ardhmen nëse nuk realizohen reforma rrënjësore në tërë sistemin gjyqësor.
Kadriu zgjidhjen e sheh në krijimin e një Gjykate Speciale me karakter ndërkombëtar, e cila do të procedonte lëndët e ngritura nga Prokuoria Speciale.
“Kjo që ndodh aktualisht në sistemin gjyqësor, mund të them vetëm nën thonjëza se është normale sepse aspak nuk është normale. Kemi të bëjmë me një bllokim apo frenim total nga ana e gjykatave në drejtim të zbardhjes së rasteve të iniciuara nga Prokuroria Speciale Publike. Kështu si rrjedh puna në sistemin gjyqësor, pa pasur ndryshime rrënjësore, epilogu i fundit mund të jetë negativ për Prokurorinë Speciale, rreth asaj se do të shpallet vendim gjykues ose lirues për të akuzuarit e speciales nën preteksti se mungojnë provat”, thotë Kadriu.
Ndryshe, Prokuroria Speciale Publike u themelua si rezultat o marrëveshjes së katër partive politike OBRM-PDUKM, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, të njohur si Marrëveshja e Përzhinos, pas çka me shumicë absolute, deputetë i dhanë vizë miratimit të ligjit për themelimin e Prokurorisë Speciale në shtator të vitit 2015, ndërkohë që ky institucion u formua tre muaj më vonë, përkatësisht në dhjetor të vitit 2015.
Deri në fund të këtij muaji, Prokuroria Speciale Publike ka paralajmëruar se do të ngreh të paktën 15 raste, padi të reja, deri në fund të muajit kur edhe përfundon afati i Prokurorisë Speciale për të ngritur aktakuza.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake