LAJMI I FUNDIT:

Dentisti nga Kazakistani rrah brutalisht 7-vjeçarin, në mënyrë agresive e kapi dhe përplasi për karrige – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Dentisti nga Kazakistani rrah brutalisht 7-vjeçarin, në mënyrë agresive e kapi dhe përplasi për karrige – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Një dentist i dhunshëm është duke u hetuar nga policia pas publikimit të një video, ku shihet se si sillet ashpër dhe rrah një djalë të vogël i cili kishte shkuar me prindërit për ta nxjerr një dhëmb.

Incidenti ka ndodhur në Aktau të Kazakistanit, kurse pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara në rrjetet sociale janë shpërndarë në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Dentisti Tolegen Mukambetov, 26-vjeç, e kap dhunshëm djaloshin 7-vjeç dhe e përplas për karrige, pranë të cilës qëndronte motra e tij. Sikur kjo të mos i mjaftonte, ai e kërcënoi se do ta godet me veglat e punës që i mbante në dorën e majtë.


“Dy motrat  ishin të pranishme në momentin kur ndodhi incidenti, por është interesant se ato nuk reaguan fare ndaj sjelljeve të dentistit”, thuhet në raportin e policisë.

Në anën tjetër e ëma e vogëlushit, Kizgaldak Saparova ka deklaruar se ia kishte bërë me dije mjekut se i biri i saj po frikësohet nga nxjerrja e një dhëmbi.

“Por, pasi e kishte nxjerrë nga ordinanca, djali më tha se dentisti e kishte rrahur”, ka shtuar e ëma e tij që pranoi se kishte dëgjuar atë duke e thirrur.

Ajo mbeti e shokuar kur pa pamjet nga kamerat e sigurisë, sa që menjëherë i kishte telefonuar policisë për ta paraqitur rastin e dentistit.

Stomatologu është nën hetime dhe sipas ligjeve në fuqi me këtë veprim, mund të përfundojë prapa grilave për të paktën 10 ditë. Gjithashtu rrezikohet ti merret licenca e mjekut. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1moYsOlSyxI

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori